LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti jep detaje për “Prishtina Parking”: Mos pagesa rezulton në bllokim të veturës dhe dënim 25 euro

Ahmeti jep detaje për “Prishtina Parking”: Mos pagesa rezulton në bllokim të veturës dhe dënim 25 euro
Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje të reja rreth “Prishtina Paking”.

Ahmeti ka pohuar se këtë javë përfundojnë trajnimet e 20 kontrollorëve të parë të Prishtina Parking, ndërsa ka njoftuar edhe për dy rrugë që do të zgjerohen, transmeton Telegrafi.

“Javën tjetër fillojmë me dy rrugë për tu zgjeruar pastaj në krejt qytetin. Rrugët e para janë Fehmi Agani (kafet e vogla) dhe rreth Rexhep Lucit”, ka pohuar ai.


I pari i Prishtinës ka thënë se çdo parking publik do të jetë me pagesë.

“Mundësia është të paguhet me aplikacion, sms (edhe Vala edhe Ipko), biletë, dhe pajisje. Ata që nuk janë rezidentë e kanë 2h maksimumin dhe paguhet për minutë. Pra 7 minuta me nejt paguhen 7 minuta. Rezidentët kanë përparësi dhe mund të qëndrojnë 24h dhe mund të kenë pagesë mujore. Vetura e parë për familje është lirë e pastaj për çdo veturë tjetër shtrenjtohet”, thotë ai.

Tutje, ai ka sqaruar se mospagesa rezulton në bllokim të veturës dhe dënim 25 euro.

“Marrja me merimangë është kosto shtesë. Do të lirohen shumë vend parkingje. Përmes aplikacionit mund ta dini në çdo kohë ku ka parkingje të lira”, bën të ditur Ahmeti përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori