LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti flet për zgjedhjet parakohshme me ambasadorin suedez

Ahmeti  flet për zgjedhjet parakohshme me ambasadorin suedez

Kryetari i bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë Mat Stafanson, ambasador i Suedisë në Maqedoni. Ambasadori i Suedisë theksoi se vendi i tij është mik shumë i madh i Maqedonisë dhe shpreson që sa më shpejt ta sheh vendin të integruar në strukturat euroatlantike.

Ambasadori shprehu interesim rreth proceseve integruese të vendit, zgjedhjeve presidenciale si dhe rreth paralajmërimeve për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare.

Ahmeti ka folur kryesisht rreth nevojës për zgjidhje të çështjes së emrit si pengesë kryesore për integrimin në NATO dhe BE dhe theksoi urgjencën për angazhim të drejtpërdrejt të vendeve anëtare të BE si dhe SHBA në lehtësimin e arritjes së kompromisit me fçiun tonë Greqinë. “Kryetari Ahmeti ritheksoi qëndrimin vizionar të BDI-së për zgjedhjen e një presidenti të pranueshëm për dy komunitet shumicë në këtë vend i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët e vendit si dhe do të angazhoheshe drejtpërdrejt për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE” , thuhet në komunikatën e kabinetit të Ahmetit.


Ai theksoi se BDI do t’i mbetet besnik përcaktimit për arritjen e një zgjidhjeje konsensuale për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në lidhje me zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare, Ahmeti ka folur rreth angazhimeve të shumta të të gjitha strukturave të BDI dhe mobilizimin maksimal drejt shqyrtimit të situatës së krijuar dhe sjelljen e vendimit të duhur, por nënvizoi gatishmërinë e partisë që në çdo kohë të të hyjë në proces zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori