LAJMI I FUNDIT:

Agron Thaçi shpenzoi mbi dy mijë euro telefon mobil për një muaj

Agron Thaçi shpenzoi mbi dy mijë euro telefon mobil për një muaj

Gazeta online Insajderi ka siguruar faturat e lëshuara nga operatori i telefonisë mobile IPKO. Shumicën e shpenzimit e shkaktuar me internet romin gjatë vizitave jashtë vendit. I kontaktuar nga Insajderi, Thaçi ka thënë se ka ndodhur një gabim në faturim. Ai ka thënë se fatura është zbritur në 200 euro.

Agron Thaçi ka arritur të shpenzojë telefon i vetëm, gati sa 326 punëtorët e Infrakosit.
2154.76 euro peshon fatura e tij e telefonit pa TVSH për muajin korrik të vitit të kaluar. Krejt punëtorët tjerë të Infrakosit kanë shpenzuar 3407.41 euro.

Agron-Thaci


Gazeta online Insajderi ka siguruar faturat e lëshuara nga operatori i telefonisë mobile IPKO.

Shumicën e shpenzimit, Agron Thaçi e ka faturuar me internet roming gjatë vizitave jashtë vendit. I kontaktuar nga Insajderi, Thaçi ka thënë se ka ndodhur një gabim në faturim. Ai ka thënë se fatura është zbritur në 200 euro.

“Nuk janë shpenzuar ato, por ka ndodhur një gabim. E di që do lapera që i kam këtu (në Infrakos v.j.) po mundohen me më dëmtuar, por nuk janë shpenzuar kaq shumë. Kemi komunikuar me IPKO-n dhe i kemi sqaruar”, ka thënë ai.

Insajderi ka kërkuar dëshmi për zbritjen e kësaj fature prej Thaçit, por ende nuk i ka marrë ato.

Ndërkohë, burime brenda kompanisë IPKO kanë thënë se fatura është në rregull, por kompania ka vendosur që t’ia falë shumicën e kësaj shume për shkak se Infrakosin e kanë klient të madh.

“Ai nuk e ka ditur që telefoni i tij ka shpenzuar vazhdimisht. Gjatë udhëtimeve jashtë vendit e ka pasur internetin aktiv dhe janë bërë shfletime. Meqë është klient i madh ne do t’ia zbresim shumicën e borxhit nga kjo faturë”, ka thënë një burim në IPKO.
Në këtë kompani nuk kanë pranuar të flasin zyrtarisht me arsyetimin se nuk i bëjnë të ditura të dhënat./Insajderi/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori