LAJMI I FUNDIT:

AGPK ndau çmimet vjetore për gazetari

AGPK ndau çmimet vjetore për gazetari

Çmimet vjetore për gazetari të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) janë ndarë të martën mbrëma në një ceremoni solemne.

Gazetar i vitit 2009 është shpallur Jeton Musliu nga gazeta “Express”, ndërsa çmimet për storiet më të mira i kanë fituar: për storie televizive Lindita Azizi (RTK) e Edona Musa (BIRN), për storie të botuara në gazetë Përparim Isufi (“Express”) e Besnik Krasniqi (“Koha Ditore) dhe për radio-storie Ermal Panduri (Radio Dukagjini).

Çmimi për Minoritete, i cili u dha për herë të parë sivjet, për kontribut medial në integrimin e minoriteteve në shoqërinë kosovare, i takoi gazetares Anamari Repic.

Ndarja e çmimeve vjetore të AGPK-së u mbështet nga Postë Telekomi i Kosovës, Instituti për Studime “Pjetër Budi” dhe UNDP-ja. /Telegrafi/