LAJMI I FUNDIT:

AGK: Raporti për lirinë e medieve në Kosovë, duhet të jetë alarm për institucionet e vendit

AGK: Raporti për lirinë e medieve në Kosovë, duhet të jetë alarm për institucionet e vendit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim lidhur me gjetjet e organizatës “Reporterët pa Kufij”, për gjendjen e lirisë së medieve në Kosovë, në raportin e publikuar për vitin 2020.

Kosova është renditur në vendin e 75-të në botë sa i përket lirisë së shtypit dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit.

Me gjithë përparimin e Kosovës për pesë pozita, krahasuar me vitin 2019, AGK konsideron se raporti pasqyron gjendjen reale, jo të kënaqshme të lirisë së medieve në Kosovë.


Raporti evidenton paqëndrueshmërinë e vazhdueshme të mediave, ku pothuajse si gjithçka tjetër në vend, mbetet e ndarë në vija etnike. Ne raport theksohet se qasja në informacion shpesh është e kufizuar në një grup etnik ose politik, me shumicën e mediave që raportojnë kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me kombësinë e tyre. Disa nga shqetësimet e përbashkëta, sipas raportit, janë sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, sulmet kibernetike ndaj mediave online si dhe mungesa e transparencës sa i përket pronësisë së mediave.

Kosova ngritet për pesë vende në listën e shteteve për lirinë e shtypit
Lexo po ashtu Kosova ngritet për pesë vende në listën e shteteve për lirinë e shtypit

Sipas indeksit të “Reporterët pa kufij”, shumë media në Kosovë nuk kanë qëndrueshmëri financiar, gjë që i bën ato të ndjeshme ndaj ndikimeve politike dhe kjo shpesh rezulton në vetë-censurim. Sa i përket mediave të komuniteteve pakicë, sipas raportit, shumica prej tyre janë në prag të shuarjes, duke mbijetuar kryesisht nga donacionet e huaja. Raporti përfundon me atë se deri më tani, fati i shumë gazetarëve në Kosovë mbetet i panjohur, përfshirë gazetarët që u zhdukën ose u rrëmbyen gjatë konfliktit të vitit 1999.

“AGK vlerëson se, gjetjet e këtij raporti duhet të jenë alarm për institucionet e vendit në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt të të bërit gazetari.

Nga vendet e rajonit, sipas Indeksit, Mali i Zi e ka renditjen më të ulët, në vendin e 105-të. Vendet tjera e kanë këtë renditje: Serbia 93, Shqipëria 84, Bosnje dhe Hercegovina 58.

Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror për vitin 2020, i cili vlerëson situatën për gazetarët në 180 vende, në nivel botëror paralajmëron se dekada e ardhshme do të jetë përcaktuese për të ardhmen e gazetarisë, për shkak të pandemisë Covid-19 e cila do të prodhojë shumë kriza që kërcënojnë të drejtën e raportimit të lirë, informacionin e pavarur, të larmishëm dhe të besueshëm”, thuhet në njoftimin e AGK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori