LAJMI I FUNDIT:

Agjencitë e pavarura t’i eliminojnë praktikat burokratike

Agjencitë e pavarura t’i eliminojnë praktikat burokratike

“Agjencitë e pavarura duhet të përmbushin mandatin e tyre dhe të eliminojnë praktikat burokratike të cilat po i mbajnë peng shumë investime të rëndësishme”, tha Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të investitorëve Evropian në mbledhjen e pestë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Ky lloj i trajtimit jo i barabartë dhe diskriminues ka shtrembëruar qartë konkurrencën e shërbimeve të cilat menaxhohen nga agjencitë e pavarura në masë të madhe, duke dëmtuar operatorët e licencuar dhe investitorët e rëndësishëm duke mos marr masat e duhura ndaj shkelëseve, u shpreh Balija.

Ndër të tjera, Balija thotë se Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)duhet të jetë One-Stop-Shop (OSS) për Licencat Minerare duke eliminuar ambiguitetet, burokracinë dhe jo-efficiencen e cila dëmton rëndë bizneset në këtë veprimtari dhe se harmonizimi i ligjeve dhe rregulloreve duhet të ndodhë menjëherë.


Gjithashtu u ngritën shqetësimet rreth Komisionit të Pavarur për Media (KPM), ku njëherit u shprehen edhe shqetësime rreth kësaj agjencie e cila duhet të ketë kapacitetet e plota financiare dhe të resurseve humane për të përmbushur mandatin e tyre. Në këtë drejtim Balija bëri apel tek institucionet relevante që mos ta injorojnë ketë institucion të rëndësishëm dhe funksionimin e tij efikas sepse investitorët po dëmtohen në vazhdimësi.

“Duke pasur parasysh se Përgjegjësia e KPM-së është të promovojë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve audiovizuale dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit, si dhe të mbikëqyrë përmbajtjen e materialit të transmetuar si dhe të drejtave të autorit në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, deri me tani KPM ka dështuar të përgjigjet dhe për të zgjidhur ndonjë prej ankesave të bazuara të investitorëve aktual të cilët operojnë ne Republikën e Kosovës konform të gjitha ligjeve në fuqi”, theksoi Balija. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori