LAJMI I FUNDIT:

Agim Veliu nënshkruan Konventën e Kryetarëve të Komunave në Bruksel

Agim Veliu nënshkruan Konventën e Kryetarëve të Komunave në Bruksel

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka nënshkruar në Bruksel Konventën e Kryetarëve të Komunave për efiçiencë të energjisë.
Në një ceremoni të organizuar sot në Bruksel, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka nënshkruar Konventën e Kryetarëve të Komunave për efiçencë të energjisë.

Nënshkrimi i kësaj Konvente është bërë pasi Podujeva është përzgjedhur në mesin e komunave konkurruese, meqë Komuna e Podujevës është duke hartuar Planin Qendror për Efiçiencë të Energjisë (SEAP).

Në planin e hartuar, Komuna e Podujevës ka përfshirë të gjitha të dhënat që kërkohen për objektet publike, ndriçim publik dhe transport.


Kryetari Veliu u shpreh i lumtur për nënshkrimin e kësaj konvente. “Me përzgjedhjen e saj në Konventën e Kryetarëve të Komunave, Podujeva obligohet që deri në vitin 2020 të plotësojë kriterin për zvogëlim të CO2-shit në 20 për qind”, tha kryetari Veliu, i bindur se Podujeva do të plotësojë edhe kriteret e tjera që kanë të bëjnë me efiçiencë të energjisë.

Me plotësimin e kritereve Podujeva do të përfitojë donacione për energji dhe transport, kurse ky projekt financohet nga GIZ-i gjerman.
Krahas Podujevës për nënshkrimin e Konventës së Kryetarëve të Komunave ishin përzgjedhur edhe Komuna e Gjilanit dhe Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori