LAJMI I FUNDIT:

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Maqedoninë e presin vendime të vështira, por Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten miku juaj më i madh, tha ambasadorja amerikane Angela Aggeler me rastin e përvjetorit të parë të fillimit të dialogut strategjik mes dy vendeve. Maqedonia është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nis një dialog të tillë me Shtetet e Bashkuara, i cili u zhvillua në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Departamentit të Shtetit.

“Përvjetori i dialogut tonë strategjik është një mundësi për të reflektuar mbi më shumë se tre dekada të partneritetit amerikano-maqedonas, atë që kemi arritur së bashku dhe sfidat e përbashkëta përpara. Rruga e vendit drejt këtij momenti vendimtar të historisë së tij nuk ka qenë e lehtë dhe vendime të vështira janë përpara. Por Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë mbështetësi juaj i vazhdueshëm dhe miku më i madh. Ne do të jemi me ju krah për krah ndërsa të arrini qëllimet tuaja të sigurisë, prosperitetit dhe mundësive brenda komunitetit evropian”, tha Aggeler.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili udhëhoqi dialogun me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, tha se ky është një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe dhe një hap logjik përpara pas gati 30 vjetësh nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe 15 vjet partneriteti strategjik me SHBA.


Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori