LAJMI I FUNDIT:

Aggeler: Ekipi i juristëve të Ambasadës po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal

Aggeler: Ekipi i juristëve të Ambasadës po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal

Ekipi i juristëve të Ambasadës amerikane po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal, unë personalisht nuk i kam parë, kështu që nuk mund t’i komentoj, por siç ishte bërë e ditur edhe nga Departamenti i Shtetit është e nevojshme që të ndiqen procedurat në sistemin juridik në vend, deklaroi sot ambasadorja amerikane, Angela Aggeler duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve që të japë koment për miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Për këtë u përgjigjëm të premten, ekipi i juristëve të Ambasadës amerikane i shqyrton, unë personalisht nuk i kam parë, kështu që nuk mund t’i komentoj dhe siç thamë në kumtesën e Departamentit të Shtetit është e nevojshme që të ndiqen procedurat në sistemin juridik të vendit”, tha ambasadorja sot në fillimin e punës për ndërtimin e Korridorit 8.

Shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit tha më parë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase se korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ndryshimet e reja në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për keqpërdorim kriminal dhe shoqërim kriminal do të komplikojnë përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në vend.


“E inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të përmbushë premtimet e saj për të luftuar korrupsionin. Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të fuqishme, kundër korrupsionit duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke parandaluar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, i cili është thelbësor për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeveri”, thekson Departamenti i Shtetit.

Kuvendi me flamur evropian dhe në procedurë të shpejtë i kaloi javën e kaluar ndryshimet në Kodin Penal, të cilat parashohin dënime më të ulëta për personat dhe funksionarët zyrtarë të cilët do ta keqpërdorin pozitën e tyre, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori