LAJMI I FUNDIT:

Agani premton investime në mbrojtjen e ambientit në Podujevë

Agani premton investime në mbrojtjen e ambientit në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me të cilin ka biseduar për realizmin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit.

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani është biseduar për investime konkrete në projektet mjedisore në Podujevë.
Kryetari Veliu tha se për mbrojtjen e ambientit Komuna e Podujevës çdo vit ka ndarë mjete nga buxheti i saj për realizimin e shumë projekteve.

“Ndonëse ka munguar përkrahja nga niveli qendror, Komuna nga buxheti i saj vazhdimisht ka investuar në realizimin e projekteve në menaxhimin e ujërave të zeza, rregullimin dhe zgjerimin e lumenjve”, tha ai.


Veliu theksoi se tashmë pothuaj në të gjitha vendbanimet e komunës është ndërtuar rrjeti i kanalizimit, përveç fshatrave të trevës së Orllanit, kurse tash ka filluar faza e ndërtimit të kolektorëve për grumbullimin e ujërave të zeza. Në këtë aspekt, Komuna në bashkëpunim me kompaninë austriake OSTAP ka hartuar projektin për kolektorin kryesor, me të cilin do të konkurrojë për të përfituar një kredi të butë nga Austria.

Ministri i MMPH, Ferid Agani konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të investuar në projektet mjedisore në Komunën e Podujevës, duke thënë se MMPH ka ndarë 90 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Llap.

Ministri Agani gjithashtu tha janë planifikuar edhe investime në trajtimin e ujërave të zeza, siç është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat e rajonit të Orllanit dhe kolektorëve, në partneritet me donatorë ndërkombëtarë.

“Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Fondi Slloven për Zhvillim, por edhe Qeveria hungareze kanë shprehur gatishmërinë të investojnë në trajtimin e ujërave të zeza”, tha ministri Agani, duke konfirmuar se përfituese e këtyre investimeve do të jetë edhe Komuna e Podujevës.
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i MMPH, Mendim Rugova dhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori