LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët ushtarakë “terrorizojnë” pulat

Aeroplanët ushtarakë “terrorizojnë” pulat

Një gjykatë në Britani të Madhe e ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi, që t’ia paguajë një fermeri pulash 42.000 funte dëmshpërblim.

Fermeri ishte ankuar se aeroplanët ushtarakë, që shpesh fluturojnë mbi pronën e tij, kanë terrorizuar pulat në fermën e tij.

Në padinë e ngritur, fermeri është ankuar se zhurma e avionëve luftarakë britanikë ka frikësuar pulat e tij, dhe nga frika ato nuk po mund të bëjnë vezë.

Ky bujk nga Staffordshire, ka dëshmuar bindshëm për humbjet që i ka shkaktuar ushtria britanike, andaj edhe ka arritur të fitojë dëmshpërblimin, bëjnë të ditur mediat britanike. /Telegrafi/