LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët RAF Typhoon kapin bombarduesit rusë duke fluturuar në veri të Skocisë

Aeroplanët RAF Typhoon kapin bombarduesit rusë duke fluturuar në veri të Skocisë

Aeroplanët RAF Typhoon kapën bombarduesit rusë duke fluturuar në veri të Skocisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka thënë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Aeroplanët luftarakë Typhoon u ngritën në ajër për t’i ndërprerë misionin dy aeroplanëve bombardues rusë patrullues detar me rreze të gjatë veprimi teksa kalonin tranzit pranë ishujve Shetland brenda zonës së mbikëqyrjes ajrore veriore, shtoi qeveria britanike.

Aeroplanët e reagimit të shpejtë të Mbretërisë së Bashkuar (QRA) u nisën nga RAF Lossiemouth në verilindje të Skocisë ndërsa dy bombarduesit rusë u monitoruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare ndërsa fluturonin në veri të Britanisë së Madhe.


Ministri për Forcat e Armatosura, James Heappey, tha se “ekuipazhet e RAF në Lossiemouth vazhdimisht e vëzhgojnë hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndërmarrin veprime për të mbajtur vendin tonë të sigurt”.

Piloti kryesor i RAF Typhoon, emrit i të cilit nuk u zbulua nga Ministria e Mbrojtjes, shtoi se “është vërtet e kënaqshme të dimë se kemi qenë në gjendje të bëjmë një përgjim të suksesshëm, duke ruajtur integritetin e hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s”.

Pilotët e Mbretërisë së Bashkuar nga RAF Lossiemouth kohët e fundit përfunduan një dislokim katër mujor për të udhëhequr misionin e policisë ajrore të NATO-s në Estoni, ku ata kapën 50 aeroplanë rusë dhe fluturuan më shumë se 500 orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori