LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët luftarakë eksitojnë krokodilët

Aeroplanët luftarakë eksitojnë krokodilët

Thuhet se aeroplanët luftarakë izraelitë, të cilët fluturojnë mbi ujërat e rrafshnaltës së Golanit në Siri, në ujërat e të cilës krokodilët janë në hibernim, kanë efekt të pazakontë te meshkujt.

Zhurma e aeroplanëve i bën meshkujt krokodilë të zgjohen dhe i shtynë të ndjehen të eksituar seksualisht. Për këtë arsye krokodilët zgjojnë edhe femrat dhe dëshirojnë të çiftëzohen me to.

Megjithatë sezoni i çiftëzimit ende nuk ka filluar, ndërsa zoologët thonë se nuk do të fillojë para periudhës natyrore, e ajo është në fillim të verës. /Telegrafi/