LAJMI I FUNDIT:

Adolf Hitler ka qenë hebre

Adolf Hitler ka qenë hebre

Analizat e ADN-së së Adolf Hitler, të përftuara nga një kampion pështyme prej 39 personash të afërt të diktatorit, tregojnë se ai kishte origjinë hebraike dhe afrikano-veriore.

Faktikisht ka qenë një kromozom që u gjet dhe që është i rrallë te perëndimorët, Aplogruppo Eib1b1, por shumë i zakonshëm në popullsinë marokene, algjeriane, tuniziane, hebraike dhe afrikane.

Aplogruppo Eib1b1 është i lidhur nga 10 deri në 20% me kromozimin Y të hebrenjve ashkenaziti dhe 8.6 deri në 30% mes atyre sefarditi.

Edhe në të shkuarën thuhej se babai i Hitlerit, Alois, ishte i biri i një kameriereje me emrin Maria Schickelgruber dhe i një 19-vjeçari hebre, i njohur si Frankenberger, por në këtë rast nuk kishte prova.


Sipas të përditshmes Telegraph, të gjithë analizat janë kryer në laborator në kushte veçanërisht të rrepta, në një mënyrë që në rezultate të mos ndikonte asgjë e jashtme.

Një specialiste e gjenetikës në universitetin katolik të Lovanio, Ronny Decorte, e ka përmbledhur këtë çështje duke e përshkruar si tepër të habitshëm dhe tërheqës njëkohësisht: “Mund të themi se Hitleri ishte i lidhur me të njëjtët njerëz, që përçmonte më shumë”. /noa/telegrafi/