LAJMI I FUNDIT:

Adhuruesi i sporteve ekstreme fluturon me raketën me krahë

Adhuruesi i sporteve ekstreme fluturon me raketën me krahë

Aventurieri zviceran, Yves Rossy, u hodh nga balloni me ajër të premten dhe arriti t’i bëjë dy xhiro në ajër duke përdorur uniformë të pajisur me mbushje raketore. Kjo është hera e parë që një njeri ka arritur të bëjë një manovrim të tillë.

Kjo është njëra prej shumë eksperimenteve që janë vepër e ish-pilotit të aeroplanëve luftarakë, Yves Rossy. Ai shpreson se një ditë do ta fluturojë mbi Grand Canyonin me raketën e tij të vendosur në shpinë.

Sipas Fox News, Rossy u hodh nga balona Breitling Orbiter nga lartësia 2.400 metra në afërsi të liqenit Geneva. Pas hedhjes, ndezi raketën e pajisur me veshjen speciale, fluturoi, bëri disa manovrime dhe rrotullime para se ta hapte parashutën dhe të aterronte i sigurt në tokë.


Ky adhurues i sporteve ekstreme fluturoi edhe Kanalin e La Manshit vitin e kaluar dhe u përpoq ta kalojë edhe Gjibraltarin me raketë në shpinë. Përpjekja e tij dështoi për shkak të turbulencave të forta, kështu që Rossy përfundoi në det.

Ai shpreson se do t’ia arrijë qëllimit që të fluturojë Grand Canyonin në Arizona, por për këtë përpjekje atij i duhet ta presë lejen e SHBA-ve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori