LAJMI I FUNDIT:

Abrashi me plan për migrimin qarkorë të punës

Abrashi me plan për migrimin qarkorë të punës

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi priti në takim Marieluise Beck, deputete e Grupit parlamentar të Partisë së Gjelbërt në Bundestagun gjerman dhe njëkohësisht anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Beck dhe ministri Abrashi diskutuan për debatin në Gjermani që Kosova të shpallet vend i sigurt i prejardhjes dhe ndër tjerash ai prezantoi planet e Ministrisë së Punës për të lehtësuar rrugët ligjore për migrimin qarkorë të punës dhe negocimin me Qeverinë gjermane për kuotat respektive.

Deputetja gjermane Beck u shpreh e sigurt në bashkëpunimin e mirë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë gjermane. Me këtë rast, Abrashi prezantoi planet e ministrisë për të lehtësuar rrugët ligjore për migrimin qarkorë të punës dhe negocimin me Qeverinë gjermane për kuotat respektive. /Telegrafi/