Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti se po tenton t’i marrë meritat për ujin.
Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se komuna e Shpend Ahmetit jo vetëm që nuk ka meritë për këtë projekt, por ende i ka borxh KUR Prishtinës gjysmën e fondeve të zotuara, pra 2.5 milionë euro pa dhënë.
Ky është postimi i plotë i Tahirit:
“Është me të vërtetë e mjerë përpjekja e dëshpëruar e kryetarit në ikje të Komunës së Prishtinës për të uzurpuar meritën për furnizimin me ujë 24 h të Prishtinës. Dje ka postuar një lajmërim për pastrimin e gypave dhe sot ka pyetur qytetarët a kanë ujë duke e shitur veten si meritori për këtë furnizim. Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” që siguron furnizimin me ujë është shoqëri aksionare që përfshin ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Prishtinë por edhe në Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë , Gllogoc, Graqanicë dhe Vushtrri. Kjo kompani mbulon 40% të popullatës së Kosovës me shërbimet e ujit të pijshëm. Projekti i Ujësjellësit është bërë në kohën e qeverisë së kryeministrit Thaçi dhe kur komuna ishte në dorën e LDK-së në bashkëpunim me bankën gjermane KFW. Për sa i përket investimit bëhet fjalë për 5 milionë euro të qeverisë, 20 milionë kredi, 5 milionë euro grant i Bashkimit Evropian dhe 5 milionë euro investim të Komunës së Prishtinës. Projekti është udhëhequr nga konsulenca gjermane Dorch, ndërsa zbatues Strabag i Austrisë dhe Trema Engineering 2 i Shqipërisë. Komuna e Shpend Ahmetit jo vetëm që nuk ka meritë për këtë projekt, por ende i ka borxh KUR Prishtinës gjysmën e fondeve të zotuara, pra 2.5 milionë euro pa dhënë, ndërkohë që çdo vit është i paaftë të harxhojë buxhetin e komunës duke pasur surplus në buxhet. Për t’jua kujtuar të gjithë qytetarëve, Shpend Ahmeti jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të bëj me projektin që sot furnizon qytetin e Prishtinës por ka pasur projekt krejt tjetër për furnizimin e qytetarëve me ujë. Në fushatën zgjedhore të vitit 2013 vizioni i Ahmetit ishte që Prishtina nuk kishte nevojë për fabrikë të re uji. Sipas tij Prishtina kishte mjaftueshëm ujë por thjesht kishte humbje të madhe në rrjet dhe nivel të ulët të faturimit prandaj premtonte që brenda gjashtë muajsh do të zbulonte të gjitha rrjedhjet në rrjet dhe kyçjet ilegale duke dënuar ashpër abuzuesit. Mandej premtonte se nëpërmjet kësaj strategjie do e sanonte sistemin dhe do të siguronte furnizimin e plotë me ujë brenda 24 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët