LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Zyrtarët e LDK-së treguan kulturë e shembull në dorëzimin e detyrave në qeveri

Abdixhiku: Zyrtarët e LDK-së treguan kulturë e shembull në dorëzimin e detyrave në qeveri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë zyrtarët e kësaj partie që sot dorëzuan mandatet e tyre te pasardhësit politikë, duke thënë se me këtë u konfirmua se LDK-ja është shembull dhe kulturë për skenën politike të vendit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se partia që ai drejton tregoi klasë dhe respekt.

Postimi i plotë:


“Falënderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politikë. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës.

I falënderoj të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, pas zgjedhjes së Qeverisë së re, sot janë bërë dorëzim-pranimet e detyrave nëpër ministri, si dhe ajo e dorëzim-pranimit të detyrës nga Avdullah Hoti te kryeministri i ri Albin Kurti nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kalo në kategori