LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku uron Pashkët: Le të jetë kjo festë e ripërtëritjes së dashurisë ndaj atdheut tonë, Kosovës

Abdixhiku uron Pashkët: Le të jetë kjo festë e ripërtëritjes së dashurisë ndaj atdheut tonë, Kosovës
Foto: Arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ua ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë.

Abdixhiku në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo festë ka simbolin e vetë sakrificës së Krishtit dhe shpëtimin e tij nga Zoti drejt drejtësisë dhe paqes.

“Qytetarë të besimit të krishterë, kremta e festës së Pashkëve, është kremtë rikujtuese e ringjalljes dhe përtëritjes; dhe kështu është shenjë e ngadhënjimit të vet jetës mbi vdekjen. Gjatë kësaj dite të shenjtë, shembulli i dashurisë, besnikërisë dhe vet sakrificës së Krishtit – i përcjellë me mëshirë dhe shpëtim nga Zoti – mbeten udhëzues të patjetërsueshëm drejt drejtësisë dhe dhembshurisë; drejt paqes dhe shpresës për jetë më mirë”, ka shkruar ai.


Abdixhiku gjithashtu tha se kjo kremtë duhet të shërbejë për ripërtëritjen e dashurisë ndaj atdheut, Kosovës.

“Prandaj, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gëzuar Pashkën. Le të jetë kjo festë e paqes e dashurisë rreth jush e familjeve tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë festë e ripërtëritjes së dashurisë ndaj atdheut tonë, Kosovës.Për shumë mot, gëzuar Pashkët!”, përfundoi ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Qytetarë të besimit të krishterë,

Kremta e festës së Pashkëve, është kremtë rikujtuese e ringjalljes dhe përtëritjes; dhe kështu është shenjë e ngadhënjimit të vet jetës mbi vdekjen.

Gjatë kësaj dite të shenjtë, shembulli i dashurisë, besnikërisë dhe vet sakrificës së Krishtit – i përcjellë me mëshirë dhe shpëtim nga Zoti – mbeten udhëzues të patjetërsueshëm drejt drejtësisë dhe dhembshurisë; drejt paqes dhe shpresës për jetë më mirë.

Prandaj, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gëzuar Pashkën. Le të jetë kjo festë e paqes e dashurisë rreth jush e familjeve tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë festë e ripërtrirjes së dashurisë ndaj atheut tonë, Kosovës.

Për shumë mot, gëzuar Pashkët! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori