Lumir Abdixhiku ka zbuluar pjesë nga koha kur shërbente si ministër në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka treguar se kur flitej për prishje të koalicionit me VV-në i kishte thënë liderit të Vetëvendosjes se nuk do të gjente partner më të mirë se LDK-ja.
“Ne kemi pasur potencialin më të lartë si qeverisje, si grup qeverisës sepse kanë qenë dy parti të mëdha në vend me kapacitete të mëdha në të dy taborët me një gjuhë të përbashkët programore që është konsoliduar mirë në një program të mirë”, tha Abdixhiku në T7.
“Dhe nuk besoj, këtë ja kam thënë edhe kryeministrit të atëhershëm në kohën kur prishej koalicioni në disa takime Nuk besoj që do të kesh një situatë kur do të kesh më tepër potencial, pra ti mund të rrisësh votën, mund të bësh partneritete të tjera por në asnjë rrethanë s’do të kesh një potencial kaq të madh ndryshimi për vendin”, shtoi ai.
Abdixhiku ka treguar se ishte takuar disa herë me atëher kryeministrin Kurti për t’i treguar lidhur me dy letrat e shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha
“Natyrisht, i kemi pasur 2-3 takime. Letrat i kam dorëzuar ditën e parë që i kam marrë. Edhe në detaje i kemi diskutuar më pas këto çështje”, shpjegoi Abdixhiku.
Nënshkrimi i letrave të interesit mes Kosovës dhe Serbisë ndodhi pak çaste para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Ai ka folur edhe për shkarkimin e minisrit të Brendshëm, Agim Veliut, nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, duke thënë se ishte e ngjashme si një strategji në lojën e shahut.
“Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe unë. Në mbledhjen e shtatë kemi diskutuar për këtë situatë hipotetike. Mirëpo nëse kryeministri e shkarkon një ministër pa na njoftuar… është thënë se nëse vjen puna deri aty, duhet të ndërpritet bashkëpunimi”, ka thënë Abdixhiku.
Ai gjithashtu tha se shkarkimi ka qenë kurth i qëllimshëm që të rrënohet qeveria dhe të rritet popullariteti.
“Në shah është një hapje me kurth përmes së cilës hapet mbretëresha për kundërshtarin, që më pas të jepet shah-mat. Hapja e mbretëreshës duket si gabim, por në fakt është kurth. Në rastin tonë, mbretëresha ka qenë qeveria”, ka thënë Abdixhiku.
“Unë besoj që është vënë një kurth i qëllimshëm që të rrënohet qeveria me bindjen që të rrihet popullariteti. Unë kam qenë kundër këtij kurthi, se e kam parë këtë kurth”, shtoi Abdixhiku
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës