LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Deklarimet naive të Thaçit kanë zënë në befasi edhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës

Abdixhiku: Deklarimet naive të Thaçit kanë zënë në befasi edhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës

Lumir Abdixhiku thotë se “deklarimet naive” të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit kanë zënë në befasi edhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës – nga Gjermania në Britani, nga Britania në SHBA.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar Thaçin se po rrezikon Kosovën duke bërë “pazare për ndarje të Kosovës me Aleksandrin e Beogradit”.

Abdixhiku ka shkruar se Thaçi është në panik nga mobilizimi i opozitës në Kosovë, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë ndër të tjera se javën tjetër rezoluta e opozitës “e fundosë mirë e fort – para Kosovës e komunitetit ndërkombëtar bashkë – projektin e ndarjes”.

Shkrimi i plotë

Nervozizmi i Hashim Thaçit e vërsulja e tij ndaj opozitës është veçse shenjë e panikut. Panik që buron nga mobilizimi i opozitës, shoqërisë kosovare e secilit kontribuues tjetër të Republikës.

Kosova nuk rrezikohet nga veprimet e opozitës për mbrojtje territoriale. As nga uniteti i gjërë shqiptar. Ajo rrezikohet nga pazaret për ndarje të Kosovës me Aleksandrin e Beogradit. Rrezikohet nga një lider që nën hijen Speciales është i gatshëm të falë territor. Rrezikohet nga një President që krahason shtetin e vet të pavarur me krahina në Abkhazi e Oseti; që në thellësinë e paditurisë zhvlerëson 114 njohje shtetërore, mendimin vulë të GJND-së, e secilën përpjekje tjetër 30 vjeçare për shtet e sovranitet.

Kosova rrezikohet nga kërkesat naive ndaj ndërkombëtarëve “na lini vet se problemet i zgjidhim ne me Serbinë e Aleksandrin” – sepse “ui ar not problematik gajs”. Qëkur shqiptarët qenkan më mirë vet në përballje me agjendat e Serbisë së Madhe e qëkur Serbia s’qenka problematike?! Këso qëndrime, këso plane, këso deklarime naive i kanë zënë në befasi edhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës – nga Gjermania në Britani, nga Britania në SHBA.

Javën që vjen, rezoluta parlamentare e opozitës, e mbështetur tashmë edhe nga partitë të pozitës, e deligjitimon përfundimisht përfaqësimin e tij anti-republikan. Kjo rezolutë e fundosë mirë e fort – para Kosovës e komunitetit ndërkombëtar bashkë – projektin e ndarjes. Shqiptarët, në shumicë absolute, si rrallëherë më parë kalojnë vijat partiake e flasin me një zë. Zë që dërgon projektet e Hashimit e Aleksandrit në harresë historike. Zë që thotë mirë e qartë se ndarje nuk ka!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori