LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Humori më idiotesk i javës është që Ganiu e ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja

Abazi: Humori më idiotesk i javës është që Ganiu e ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “humor idiotesk” pretendimin se këshilltari i jashtëm Gani Jakupi ka ndikuar te Spanja për pranimin e  pasaportës së Kosovës.

“Humori më idiotesk i javës është që Ganiu ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se duhet dhënë llogari për deklaratën e ministres Gërvalla se “nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu”.


“Kjo gënjeshtër është aq e pa kripë sa që deklaratën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë se “nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu” e bën vepër penale dhe keqpërdorim serioz të parasë publike”.

Kurti numëron të arriturat në javën e parë të vitit: Fillime të reja për shtetin tonë
Lexo po ashtu Kurti numëron të arriturat në javën e parë të vitit: Fillime të reja për shtetin tonë

“Në aspektin e moralit politik këto deklarata të zyrtarëve shtetëror për punën e Ganiut janë nën çdo nivel të mundshëm. Zero llogaridhënie, mungesë serioze e demokracisë dhe kontrollit institucional!”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe dje deputetja e LVV-së, Jeta Statovci ka thënë dje se Gani Jakupi është paguar për të lobuar për Kosovën në Spanjë.

“Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit”, kishte shkruar Statovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori