Kryetari i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën ai e pyet shefin e Qeverisë së Kosovës, se deri kur do të lejojë që vartësit e tij nga Lista Serbe të dirigjohen nga Beogradi.
Lekaj në letrën e dërguar Mustafës, e ka pyetur këtë të fundit se a është në dijeni për bisedat që i ka bërë zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq në Bruksel me presidentin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan.
Më poshtë mund të lexoni letrën e hapur të Grupit parlamentar të AAK-së, drejtuar kryeministrit Isa Mustafa:
A po sfidohesh Isë, nga zëvendësi?!
Zëvendësi juaj nis lobimin në Evropë kundër ligjit për Trepçën e kundër Kosovës, e ju vazhdoni të heshtni.
Pyetja është se me të hollat e cilit buxhet po e lufton Kosovën, ky paramilitarë politik, në Bruksel?
Çfarë ‘dëmesh’ të tjera ka për të prezantuar zëvendësi yt në takimet e tij në Bruksel. A pajtoheni me qëndrimet e tij?
A jeni i informuar me këto agjenda të partnerit tuaj të koalicionit…?
A i mbikëqyrni ju se nga udhëtojnë e pse udhëtojnë zëvendësit dhe vartësit tuaj nëpër botë?
A duhet të jep përgjegjësi dikush në këtë qeveri për këto udhëtime e këto sorollatje totalisht në dëm të Kosovës?
A do të dezinfektohet Qeveria e Kosovës, ndonjëherë nga dirigjimi i Vuçiqit përmes listës ‘serbe’?
Kryeministër, nuk është rasti i parë kur vartësit tuaj dalin kundër jush, nuk do të ndërhynim e reagonim sikur kjo të mbetej vetëm në mes juve dhe kolegëve tuaj. Por kjo çka në vazhdimësi po ndërmarrin disa nga ta, po shkojnë kryekëput në dëm të Kosovës, po ngadalësojnë dinamikën e zhvillimeve të vendit tonë në raport me BE-në, sepse shumë keq po prezantohet në Bruksel sikur Kosova ende edhe sot e kësaj dite nuk i respekton komunitetet, e që në fakte të gjitha koncesionet janë bërë që minoritetet të ndihen në Kosovë të barabartë me shumicën shqiptare, duke dalë si të barabartë mbi të barabartët.
Zëvendëskryeministri juaj, Branimir Stojanoviq është takuar në Bruksel me Presidentin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan, duke thënë se “ia prezantova dëmet e Ligjit për Trepçën dhe shumë dëme të tjera që në vazhdimësi administrata e qeverisë në Prishtinë po i ndërmerr kundër serbëve”.
A ua ke shpjeguar këtyre se zhvillimi i gjigantit Trepça shkon edhe në favor të komunitetit serb sikur edhe në favor te të gjithë qytetarëve të Kosovës?
Pse paska nevojë që një zyrtar i Qeverisë së Kosovës të shkojë aq larg, sa të flas keq për vendin prej nga edhe merr pagën.
Sipas deklaratave të zëvendësit tënd, Ligji për Trepçën nuk qenka miratuar prej vërteti…a është në dijeni ai se kjo çështje ka ndodhur para shumë ditëve?
Për ta thënë troç, e duke qenë të vetëdijshëm se këto udhëtime, kërcënojnë seriozisht të arriturat e Kosovës, e nga ecja mbrapa e Kosovës po vuajnë më së shumti qytetarët e vendit, ju kërkojmë që t’i ndalni dhe të kërkoni përgjegjësi prej tyre ose, ju bashkë me ta shkoni në shtëpi, sepse nuk do të vazhdojmë të tolerojmë që gjithsecili nga ju të tallet me shtetin e Kosovës.
Sepse tanimë po shihet hapur se nuk jeni në gjendje të bëni asgjë për të parandaluar ministrat tuaj, e Serbinë për të krijuar turbullira brenda Kosovës e për të na përshkruar si një vend të keq jashtë saj.
Pra jeni, qeveri që po e rrënoni Kosovën, e asgjë tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos