Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëri të ditur se do ta thërrasin një debat në Parlamentin e Kosovës e ku do të propozojnë një rezolutë, për të cilën shpresojnë se do të votohet nga të gjithë deputetët, pa dallim.
GP i AAK-së thekson se zhvillimet e fundit në relacion me Kosovën dhe brenda saj kanë ngritur shumë pikëpyetje e dilema.
“Ndalimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj që nga data 4 janar i këtij viti është njëra nga këto zhvillime aspak në të mirë të Kosovës, rajonit dhe stabilitetit të tyre. Shfaqja e pakënaqësisë nga të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku ata jetojnë e veprojnë është dëshmi dhe do të duhej të ishte shtytje për institucionet e Kosovës që të jenë më këmbëngulëse në kërkesën që sa ma parë ish-kryeministri Haradinaj të lirohet dhe t’i kthehet Kosovës”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.
Sipas deputetëve të kësaj partie, institucionet e vendit do të duhej që sa ma parë të rishqyrtojnë komunikimin me Serbinë i cili po zhvillohet në Bruksel, pa kushte e pa platformën e duhur.
“Institucionet e Kosovës do të duhej t’ia bënin me dije Brukselit se nuk mund të ketë dialog përderisa Serbia nuk ka ndryshuar aspak nga e kaluara kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqiptarët. Në këtë kuadër, ne si Grup Parlamentar i AAK-së do të thërrasim një debat në Parlamentin e Kosovës e do të propozojmë një rezolutë e cila shpresojmë që për dallim nga hera e kaluar do të ketë mbështetjen e të gjithëve pa dallim. Ndarjet politike kanë bërë që Kosova dhe qytetarët e saj të harrohen, sepse nga disa me e rëndësishme po duket të jetë të qenit komodë në pushtet se mbrojtja e vendit dhe njerëzve tonë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos