Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e zhgënjyer me zvarritjen e procesit ndaj Ramush Haradinajt.
AAK thekson se janë të dëshpëruar me komoditetin e autoriteteve franceze të gjyqësisë, të cilat po lejojnë që Serbia të luajë me parimin e jurisdiksionit universal dhe t’i zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur procedurat kundër Haradinaj.
Lexoni të plotë reagimin e AAK-së:
“Kanë kaluar 20 ditë që nga ndalimi i tij dhe ende nuk ka një përgjigje definitive për lënjen e tij të lirë. Njëkohësisht jemi të dëshpëruar me komoditetin e autoriteteve franceze të gjyqësisë, të cilat po lejojnë që Serbia të luajë me parimin e jurisdiksionit universal dhe t’i zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur procedurat kundër Haradinajt, e të cilat në fakt nuk janë asgjë tjetër përpos lojës politike me Haradinajn dhe me Kosovën.
Prandaj apelojmë tek autoritetet franceze të drejtësisë, që në emër të drejtësisë, të stabilitetit dhe të ndershmërisë ndaj një politikani që i ka kryer të gjitha obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare, sa më parë të vendosin në favor të kësaj të drejte të patjetërsueshme dhe ta lënë të lirë Ramush Haradinajn, që të merret me veprimtarinë e tij politike, aq të domosdoshme për Kosovën.
Vonimi i tij në Francë, është vonim i Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë që në emër të interesave e kalkulimeve politike ta ndal një vend dhe një popull, qoftë edhe për një kohë sado të shkurtër!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos