LAJMI I FUNDIT:

AAK e Pejës shënoi Ditën e Çlirimit me pesë shoqëritë kulturo-artistike të qytetit

AAK e Pejës shënoi Ditën e Çlirimit me pesë shoqëritë kulturo-artistike të qytetit

Në atmosferë festive, në sallën e Kino-Teatrit “Jusuf Gërvalla”, për nderë të ditës së çlirimit të qytetit të Pejës, shoqëritë kryesore kulturo-artistike në Pejës, kanë shpalosur repertorin e zgjedhur me këngë popullore, epiko-lirike dhe patriotike.

SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Marigona’, Okteti ‘PEJA’ dhe SHKA ‘Halit Kasapolli’, ishin pjesë e koncertit festiv ‘I këndojmë Lirisë’, i ftuar dhe organizuar nga dega e AAK-së në Pejë.

Përpos këtyre 5 shoqërive, ditës së Lirisë i kënduan edhe këngëtari i njohur kosovar Ramadan Krasniqi – Dani, që u paraqit me këngë për ‘Haxhi Zekën’ dhe dueti Sinani me këngën ‘Djemve t’Pejës’.


“AAK në Pejë, në nderim të kësaj date, në nderim të veprës së dëshmorëve të kombit dhe në respekt e kujtim të intervenimit të NATO-së, si aleate e UÇK-së në luftën e popullit tonë për Liri, ka ftuar këtë koncert festiv në këtë datë me rëndësi. Publiku shpresojmë të jet’ kënaqur, ndërsa Shoqëritë kulturo-artistike që morën pjesë pa asnjë kompensim, i falënderojmë nga zemra. ‘Sofra Pejane’, Marigona’, Përparimi’, Okteti ‘Peja’, ‘Halit Kasapolli’, pastaj këngëtari ynë i njohur Dani, dueti Sinani, maestro Geza dhe shumë të tjerë, pa hezitim na janë përgjigjur, ku me profesionizmin  e treguar dhe zemrën plot art, kanë sjellë një atmosferë për tu pasur lakmi. Këto shoqëri me traditë shumëvjeçare, bashkë me shumë të tjera, janë bartëse të identitetit pejan, andaj si të tilla çdoherë duhet të kenë respekt dhe vend të posaçëm në trajtimin institucional ndaj tyre”, ka thënë me këtë rast Naim Sahiti,kryetar i AAK-së në Pejë.

Në respekt të muajit të madhërishëm të Ramazanit, koncerti është zhvilluar në mbrëmje nga ora 21:00. /Telegrafi/

1

2

3

4

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori