LAJMI I FUNDIT:

AAK: Akciza për karburantet vendim skandaloz i Qeverisë

AAK: Akciza për karburantet vendim skandaloz i Qeverisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vendosje të normës për akcizë për gazet e naftës, 15 cent për litër.

“Vendimi i Qeverisë për vendosjen e normës së akcizës për “gazet e naftës dhe hidrokarbure tjera gazoike” në vlerë prej 0,15 euro për litër, nënkupton ngritje të normës se akcizës për 50 për qind”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas kësaj partie opozitare kjo rritje e cila nuk është paraparë me buxhetin e Kosovës për vitin 2015 tregon se Qeveria e Kosovës ka dështuar plotësisht edhe në planin ekonomik edhe buxhetor dhe tani merr vendime të paparashikuara e të cilat e dëmtojnë rëndë qytetarin dhe bizneset në Kosovë. “Qeveria e Kosovës e cila i ka rritur shpenzimet e veta për t’i kënaqur ambiciet politike të aparatçikëve partiakë, në masë te paparë deri me tani, po vazhdon ta ngarkojë jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë”, thekson komunikata.


Kjo rritje bëhet në kurriz të qytetarëve dhe biznesit me qëllim të mbulimit të humbjeve buxhetore që po bëhen për shkak të keqqeverisjes dhe abuz imit me paranë publike. “Ky vendim është skandaloz, dhe duhet të revokohet sa më parë”, thuhet në reagimin e partisë së Ramush Haradinajt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori