Lexoni se në çka duhet të keni kujdes nëse takoheni me dikë i cili është i dovorcuar.
Natyrisht, të gjithë e kemi të kaluarën. Vetëm për atë që dikush është divorcuar, nuk do të thotë që është njeri i keq.
Nëse nuk ka qenë i mirë për ndonjë person, nuk do të thotë që nuk do të jetë mu ai personi i duhur për ju, transmeton Telegrafi.
Çfarë të bëni dhe si të silleni kur të njiheni me një person të tillë, apo jeni në proces që të filloni lidhjen?
Mos e përmendni fjalën “divorc”
Mos lejoni që fjala “divorc” t’ju sillet vazhdimisht nëpër kokë. Mbajeni në mend – gjithmonë ekzistojnë tri palë tregimesh: i saj, i tij dhe ajo që vërtet ka ndodhur. Mos e gjykoni marrëdhënien e tij, sepse nuk është çështje që ju përket juve. Veç tjerash, nuk do të dëshironit që dikush t’ju gjykojë në bazë të ish të dashurit tuaj, apo jo?
Nëse ka fëmijë, mos u takoni menjëherë me ta – prisni pak
Kjo është një çështje delikate. Madje edhe nëse ju të dy jeni të gatshëm për një hap të tillë, më me rëndësi është se si ndjehen fëmijët. Edhe ata kalojnë nëpër procesin e divorcit të prindërve të tyre, andaj keni parasysh që kjo është vërtet situatë delikate edhe për ta.
Mos u angazhoni shumë rreth familjes së tij
Nëse tashmë e keni takuar familjen e tij, qëndroni të qetë dhe mbani qëndrimin tuaj. Mos e krahasoni në asnjë mënyrë me ish-partnerin e tij. Lejoni t’ju pranojnë për shkakun tuaj dhe ashtu siç vërtet jeni.
Pranojeni ashtu siç është
Kur krijoni lidhjen, kurrë mos u ngutni dhe mos u vërsulni apo të kërkoni diçka që është e pamundur. Shumica e të divorcuarve kanë tendencë që gjërat të zhvillohen ngadalë. Dhe kjo ka një arsye. Mos i ngutni gjërat, jepni kohë.
Kini mirëkuptim për orarin dhe kohën e tij
Jini të gatshme për ndryshime të shpejta të planeve, prishje të marrëveshjes me ju e të ngjashme. Gjithashtu, pranojeni faktin që kurrë nuk do ta zini vendin kryesor nëse ai ka fëmijë. Në të vërtetë, mu për këtë shkak do të duhej ta vlerësonit edhe më shumë, sepse tregon se çfarë personi është në realitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Sa zgjasin menstruacionet e para?

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës