LAJMI I FUNDIT:

A kanë lidhshmëri bisedimet “teknike” Kosovë-Serbi, me mbajtjen në Hagë të z.Haradinaj?

Nën hijen e shkrimeve kontroverse në shtypin e huaj dhe atë vendor për kryeministrin e Kosovës, z. Thaçi, u ndërruan shumë fjalë rreth kinse implikimit të tij në aferën e tregtisë së palejuar me organe njerëzore. Më keq se shtrembërimi i fakteve ishin akuzat e Dick Marty-t i cili në një kohë shumë të shkurtër kohore u shndërrua në mega-skandal me përmasa ndërkombëtare, ngase Thaçi gëzonte përkrahjen e diplomatëve më në zë të botës, mbushi faqet e gazetave më prestigjioze brenda një jave. Pas gjithë këtij arsenali bombardues media, pozita e tij ishte në lëkundje, fillojë të “kërcënojë” Marty-n me një varg masash mbrojtëse, deri në padi për shpifje, por me kalimin e kohës u zbehë ataku masiv medial, që uli edhe arsenalin “luftarak” të kryeministrit, duke heshtur aksionin e tij të pa filluar gjyqësor.

Për ardhjen apo mosardhjen e grupit të faktmbledhësve për aferën në fjalë nuk bëhet aq shumë fjalë në Kosovë, por janë hapur polemika të ashpra për korrupsionin marramendës në institucionet qendrore dhe ato lokale, sidomos pas pasqyrimit të pasurisë së tyre; personat që ishin në asistencë sociale dhe në listën e kërkuesve për punë u bënë milionerë brenda 12 vjetëshit të “liri-anarkisë”. Sidomos, pas aktit që për kohën ishte gati historik, i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të kategorizohej historik, po të mos ndodhnin veprime të papritura të presionit diplomatik të Serbisë dhe vetëkënaqësisë së liderëve kosovarë, që më vonë “detyruan” ata të ulen në tryezën e përbashkët të bisedimeve të drejtpërdrejta që i emëruan si teknike, nuk janë gjë deklaratat e diplomatëve që relaksojnë bisedimet me dezert fjalësh, përfundimisht në tavolinën e nxehtë merren gradat.


Gjatë kësaj faze shumë të rëndësishme për Kosovën u ngujua në burg figura më karizmatike e politikës kosovare, Ramush Haradinaj. Ish-komandanti i luftës i UÇK-së qëndron para tribunalit të Hagës i akuzuar me dyshimin e fajësisë…, i cili ishte personi më aktiv gjatë luftës që mbrojti jetën e qytetarëve të pambrojtur të Kosovës. Derisa politika zyrtare e Prishtinës është preokupuar me arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes me palën serbe, për të relaksuar raportet dypalëshe, në shtypin vendor filluan të qarkullojnë informata se marrëveshja e cila nuk do të nënshkruhet-por do të zbatohet, do të vuloset nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga po e njëjta, që pa fije turpi nga kryenegociatorja z. Edita Tahiri ka filluar të quhet si zgjidhje evropiane, për t’i lejuar shqiptarët të lëvizin nëpër Serbi me letërnjoftime, pa pasaporta, dhe një ser “lehtësimesh” tjera të lëvizjes së kosovarëve dhe serbëve me vetura private, çfarë suksesi të qarkullohet me dy palë targa, serbo-kosovare dhe shqiptaro-kosovare, e si është ndarja etnike ndryshe, a nuk është ky skenari i përgatitur serb!?

Ky qarkullim i panatyrshëm Kosovë-Serbi, nuk ka asnjë atribut shteti për Kosovën, dhe realisht Kosova po fiton konturat e një Autonomie të Zgjeruar, ashtu siç predikonte Beogradi më herët, aq më keq që institucionet kosovare të autonomistëve kishin qasje në tërë territorin e Kosovës me Kushtetutën e 74-së. Të kuptohemi fjala ishte për marrëveshjen dy palëshe akoma të pandriçuar, jo për realitetin faktik që ka Kosova, bashkangjitur me 76 njohje të suksesshme.

Deri më tash misioni i BE-së, sipas dokumentit të Ahtisaarit pritej të garantonte shkëputjen e plotë nga Serbia duke mbikëqyrur pavarësinë, por kjo nuk ndodhi, dhe pala kosovare e shfajësojë përfundimisht mossuksesin e EULEX-it, koincidentalisht, jo e tëra është e lidhur ngushtë me mbajtjen në qelin e ftohtë të Hagës, në Holandës të njërit ndër akterët kyç të dramës kosovare, z Haradinaj. Edhe pse i ngujuar, ndikimi i tij në popullatën vendore është akoma i madh.

Ramushi edhe pse përballet me aktakuzë të rëndë qëndron i qetë në bankën e tribunalit, i bindur që do të triumfojë betejën e drejtësisë, i cili edhe nga brenda ka ndikim të madh në politikën zyrtare të institucioneve të brishta të Kosovës, përmes AAK-së. Edhe një protagonist është duke ia prishur rehatinë institucionale kryeministrit dhe oborrtarëve të tij. Ai është lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që përpiqet të bindë bashkëqytetarët se rruga e vetme e mbijetesës është pavarësia e plotë dhe sovraniteti i Kosovës, e vendosur në parimet e vetëvendosjes, duket se ka tubuar përreth vetes armatën e të pakënaqurve që kundërshtojnë gjendjen anarkike të instaluar në Kosovë, me shumë të papunë dhe me shpresa të thyera të rinjve, por edhe të pensionistëve, dy gjeneratat më të goditura. Ndërsa Ramushi përpiqet me ndihmën e avoketërve të mbrojë kauzën e shenjtë të të drejtës për vetëmbrojtje të UÇK-së. Edhe pse është një vakum në mes të këtyre dy figurave karizmatike, liderë të rinj, ata prapëseprapë figurojnë si liderë të palëkundur, edhe pse shpesh të shantazhuar nga liderët utopistë të Kosovës. Ka shumë pak hapësirë t’u mohohet atyre kontributi shumë i madh në rrjedhat politike të Kosovës.

Ramush Haradinaj komandanti shume aktiv në luftë, dhe ish-kryeministri i Kosovës, është lideri më impresiv në Ballkan ne vitet e fundit që u shfaqën në Ballkan. Ai së bashku me dy të tjerët gjykohet në tribunalin e Hagës, i akuzuar për veprime të jashtligjëshme lufte, gjatë konfliktit në mes të forcave të UÇK-së dhe forcave militare e paramilitare serbe. Ai edhe pse ishte partneri kryesor i perëndimit për t’u vendosur paqja në Kosovë, edhe pse në fillim u përpjekën për të parandaluar ngritjen e akuzës kundër tij, më vonë testuan se mbajtja e tij në burg është më e favorshme për të realizuar bisedimet BE-Serbi si negociator kryesor, dhe Kosova bashkëbiseduese.

Derisa ai ishte i paditur nga Haga, misioni përkrahu lirimin e tij të përkohshëm, që zgjati gati dy vjet. Ai është personi i vetëm i akuzuar nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi, që i është lejuar që t’i kthehet politikës aktive. Ai ka shtyrë procesin përpara, më shumë se asnjëri, kishte thënë Soren Jessen-Petersen, i cili ishte udhëheqës i misionit në Kosovë, në kohën kur atij iu ngrit padia, në mars të vitit 2005, vetëm katër muaj pasi që Haradinaj u bë kryeministër. Qeverisja nën mandatin e tij konsiderohet nga bashkëqytetarët si njëra nga qeverisjet e vetme që meriton të lavdërohet. Energjia e tij dhe elani për punë ishin karakteristika që e shquanin kryeministrin Haradinaj, i cili përveç punëve qeveritare nuk harronte asnjëherë të vizitonte bashkëfamiliarët e dëshmorëve të lirisë.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte, i referohej gjykimit në Hagë si padi që disa nuk kanë dashur që të zhvillohet, edhe pse disa e mbështetën duke kooperuar në nivel lokal dhe ndërkombëtarë. Në Kosovë njëri ndër komandantët kryesor të UÇK-së gjatë luftës shihet si lideri më karizmatik që u gjenerua nga lufta, që zgjati prej 1997 deri më 1999. Derisa qeveria serbe atë e sheh si terrorist, i pari i OKB-së në Kosovë atë e shihte si lider që ishte instrumentalizuar në promovimin e rikonsolidimit ndëretnik. Ai e kuptoi qartas se minoritetet duhet patjetër të jenë pjesë e shoqërisë kosovare. Këtë asnjëherë nuk harronte ta thoshte Jessen Pettersen, i cili udhëhoqi misionin nga qershori 2004 deri në qershor 2006. Dhe ai për këtë kishte kredencialet. “Bazuar në biografin e tij asnjëri nuk mund të akuzon atë se tradhtoi Kosovën” (Soren Jessen-Pettersen). Në mars të 2004, gjatë trazirave të marsit ai mori kreditë duke parandaluar shumë protestues të sulmojnë manastirin ortodoks në Deçan.

Zyrtarët ndërkombëtarë u përpoqën ta mbajnë nën mbrojtje në emër të stabilitetit. P.sh. Administrata e OKB-së angazhohej të mbante situatën në kontroll përmes Haradinajt dhe kujdesej të mos prekte grupin e luftëtarëve të UÇK-së. Efekti i raporteve në mes të OKB dhe Haradinajt ishte të krijojë sigurinë përmes tij. Ishte një atmosferë e përgjithshme e mburojës, që asgjë të mos ndërrojë këtë atmosferë. Derisa të përfundojnë bisedimet e ashtuquajtura teknike, asgjë nuk do të ndryshojë në favor të tij, gjë që do të shkaktojë pasoja politike për të ardhmen e Kosovë, por do ta ruaj lavdinë e UÇK-së për gabimet eventuale historike të zyrtarëve të tashëm politikë. Padia përmban detaje juridikisht të lëkundshme, të cilat mbrojtja e Haradinajt do të përpiqet t’i zbardhë. Mbështetësit e Haradinajt thonë se nuk ka evidencë që e lidhin atë drejtpërdrejtë me krimet, dhe ata sugjerojnë që aktakuza e ngritur është thjeshtë e pabazë.

Në trend

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kalo në kategori