LAJMI I FUNDIT:

A ishte ‘Konflikt’ apo ‘Luftë’?

Kuptimi i nocionit konflikt në aspektin terminologjik të fjalës do të thotë: Mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve, ndeshje e ashpër, acarim i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve që çon deri në luftë të armatosur. Kurse nocioni luftë në aspektin terminologjik do të thotë: ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohen zakonisht me një varg betejash; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendja që krijohet ndërmjet palëve në konflikt që ndeshen; përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vend të caktuar, betejë, luftim etj. Kurse llojet e luftrave tipike si: Luftë e drejtë çlirimtare, luftë civile, luftë mbrojtëse (sulmuese), luftë e padrejtë, luftë (tokësore, ajrore, detare) etj. Ndërsa aspektet përmbajtjesore sipas llojeve të luftës si: rob lufte, plaçkë lufte, gjurmët (dëmet) e luftës – dëmshpërblimet e luftës. Sheshi i luftës. Në kohën e luftës. U bë luftë. Bëri luftë, luftoi. U kthye nga lufta. Ra (u vra) në luftë. Nisi (plasi, pushoi, morri fund) lufta. Shpalli luftë. Hyri në luftë. Pjesëmarrës i luftës etj. Shih; (Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe A-M / N-ZH (Rilindja, viti i botimit 1981).

Të gjithë këto variacione, kuptimesh tematike nënkuptojnë drejtë nocionin e luftës dhe të konfliktit të armatosur e që në vete është kuptimplote. Këto dy nocione i paraprijnë njëra tjetrës, ngase lufta do të vije si pasoj e një konflikti të gjerë interesash të përgjithshme, dhe se luftë nuk do të ketë nëse situatat konfliktuoze nuk shpërthejnë dhe të shndërrohen në luftëra të përgjakshme… Megjithatë e drejta ndërkombëtare veprimtarinë e një lufte e njeh me termin “konflikit” psh; konflikti arabo izraelit, etj. kjo nuk do te thotë se ne aspektin nacional te shteteve apo popujve përkatës te mohohet lufta si e tille, por rregullat ndërkombëtare e cilësojnë si të tillë.

Po që se thelbësisht do të analizohej ky nocion i termeve konflikt apo luftë në aspektin terminologjik dhe ndërkombëtare të krizave tejkonfliktuoze, lufta e armatosur në Kosovë do të fillonte me konflikt te formave të ndryshme të dhunës sistematike disa vjeçare në të gjitha rrafshet e shoqërisë sonë dhe deri te aparteidi. Kurse nocioni i fundit do të quhej luftë e armatosur, e përgjakshme në mes të forcave të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare dhe forcave okupuese sllave, e cila luftë në vete ngërtheu vrasje, masakër, gjenocid, dëbim masiv, tentim të spastrimit etnik etj.


Lufta është forma më ekstreme e konfliktit, ndërsa konfliktet shoqërore janë një konfrontim i ashpërsuar i pikëpamjeve të ndryshme në mes grupeve shoqërore të bashkësive etnike, ndëretnike dhe religjioze. Konfliktet shoqërore mund të ndahen edhe në konflikte parciale apo të vogla ku mundet konflikti të marr formën ekstreme në mes individëve apo grupeve të vogla dhe krizave të veçanta dhe atyre të përmasave botërore. Si të tilla mund të jenë konflikte në mes palëve, apo grupeve të mëdha duke filluar nga shtresat shoqërore, pastaj klasave, rendeve, popujve kombeve shteteve, racave, pjesëtarëve të religjioneve, ideologjive të ndryshme etj.

Varësisht nga lloji i konflikteve dhe luftës deri diku mund të njihen edhe shkaqet e tyre çofshin ato primare apo sekondare. Në shkaqet primare mund të hyjnë si paragjykimet e njërës palë apo grup ndaj palës apo grupit tjetër, si dhe për nevojat dhe interesat e domosdoshme jetësore. Ndërsa në shkaqet sekondare mund të hyjnë ato klasore, raciale, etnike, religjioze, politike ideologjike etj. Disa palë apo grupe të njerëzve dëshirojnë të kenë pozita priveligjuese dhe interesa reciproke, ndërsa disa palë tjera dëshirojnë t’i mbajnë apo t’i fitojnë privilegjet apo pozitat domosdoshme jetësore. Kështu si rezultat i mospajtimeve të tilla lindin konfliktet e veçanta të cilat nëse nuk mund të zgjidhen, atëherë kalojnë në formën më ekstreme të quajtur luftë.

Për shembull lufta në Kosovë ishte njëra ndër luftërat ku njëra palë siç ishte Serbia favorizohej dhe tentonte që me vrasjen e shqiptarëve të ruante privilegjet e saja në Kosovë, të mbante pozita sunduese, të mbronte interesat shtetërore, ekonomike dhe politike të saja në etj. Ndërsa shqiptarët e Kosovës mundoheshin të mbronin jetën të fitonin dhe të mbijetonin për të arritur të mbrojnë, të ruajnë identitetin fizik, social, kombëtar dhe synonin krijimin e kushteve të domosdoshme për një jetë elementare kërkonin ruajtjen e vlerave kombëtare, fetare, njerëzore sigurinë dhe pavarësinë e shtetit të tyre.

Për t’i arritur këto vlera dhe të drejta elementare, madje të garantuar edhe në konventa ndërkombëtare, shqiptarët Kosovës pas periudhës paqësore u detyruan të bëjnë luftë çlirimtare të armatosur për të ruajtur qenien e tyre kombëtare, lirinë e plotë dhe pavarësinë e Kosovës – shtetit të tyre.

Pra lufta është një lloj konflikti ndërmjet dy palëve e ato dy palë konfliktuoze mund të jenë popuj, shtresa, shtete, raca, kombe, por mund të jenë edhe dy grupe të mëdha globale kundër njëra tjetrës në të cilat mund të ketë edhe nëngrupe më të vogla. Shembulli i tillë konsiderohet edhe lufta e dytë botërore, paktet apo aleancat e ndryshme siç ishin ajo e perëndimit me SHBA të, Anglia, Franca, etj në njërën anë, ndërsa blloku tjetër Gjermania, Italia etj në anën tjetër.

Deri diku janë të përmbledhura disa nga shkaqet e luftës, por kuptohet jo në tërësi të gjitha, megjithatë duhet të thuhet se lufta ka ekzistuar dhe ekziston prej se është njohur shoqëria njerëzore, madje do të ekzistoj edhe më tutje lufta si pasoj e interesave politike, ekonomike,etj.

Mirëpo mënyra se si do të shfaqet ajo, në çfarë formash, çfarë kontesti, në çfarë rrethanash, në çfarë kushtesh dhe me çfarë mjetesh-metodash luftarake varet nga zhvillimet dhe dinamika e zbulimeve të teknologjisë ushtarake bashkëkohore. Këto modalitete të luftërave të ardhshme që mund të kenë përmasat katastrofale për vet njerëzimin në kuptimin e shkatërrimeve masive do të ndodhin si pasoj e teknikës dhe avancimit të shpejtë të modernizimit të mjeteve ushtarake të sofistikuara. I tërë ky sistem zhvillimi kundër njerëzimit, le të mbetet të vështrohet nga gjeneratat e ardhshme që vinë pas nesh.

Në historinë e luftërave njerëzore janë dalluar disa lloje të luftërave të cilat janë ndarë në lloje të ndryshme sipas parimeve në lufta të drejta dhe të padrejta. Grupi i parë i luftërave të drejta konsiderohen luftërat çlirimtare për liri, drejtësi, pavarësi etj. Ku grup i luftës konsiston drejtpërsëdrejti edhe me luftën tonë çlirimtare të popullit të Kosovës të udhëhequr nga UÇK-ja kundër një armiku vrastarë i cili prodhonte kundërvlerat si robërinë, padrejtësinë, nënshtrimin…, të cilat ishin kundër parimeve universale dhe vullnetit të popullit të Kosovës për shtetin e tyre. Në grupin e dytë të luftërave të padrejta janë konsideruar ato luftëra si: pushtuese, shkatërruese, kolonizuese, shfrytëzuese etj. Në këtë grup të luftërave hynë lufta pushtuese territoriale, shfarosëse dhe gjenocidiale e popullit serb dhe regjimit të Millosheviqit kundër një territori tjetër, populli tjetër, religjioni tjetër etj, siç është Kosova dhe populli i saj.

Luftërat janë ndarë edhe në luftëra sipas ideologjive që janë instaluar nga shtetet kapitaliste për të mbrojtur sistemet e tyre. Pastaj luftërat e komunistëve për të vendosur krijimin e shteteve socialiste siç ishte rasti i shteteve Sovjetike në lindje të Evropës e posaçërisht të ish Bashkimit Sovjetik të cilat luftëra konsideroheshin si luftëra klasash apo shtresash. Luftërat duke ekzistuar edhe më herët, si të tilla ato janë bërë edhe sipas bindjeve religjioze, shembullin e tillë gjejmë në mesjetë në kohën e luftërave të kryqëzatave. Madje luftërat më vonë janë bërë edhe si luftëra civile, shembulli i luftës civile në SHBA në mes të veriut dhe jugut. Luftërat janë bërë edhe në formë revolucionesh, për shembull revolucioni Borgjez Francez i vitit 1789 etj. Sipas vendit luftërat janë ndarë edhe në luftëra fisesh, luftëra lokale, regjionale, kombëtare dhe botërore.

Përveç llojeve të luftërave të përmendura më parë, një pyetje tjetër që shtrohet është se a munden luftërat të evitohen? Në këtë pyetje nëse orvatemi të japim përgjigje mund të themi se rastet e shumta dhe të ndryshme gjatë historisë së luftërave kanë treguar se parandalimi i tyre është i ndryshëm, ngase ka raste kur ato mund të shtyhen, por nuk mund të evitohen në tërësi. Po ashtu ka situata të tjera në botë kur mund të evitohen përkohësisht duke i vonuar në kohë, por nuk mund të parandalohen në tërësi. Ka raste kur mund të evitohen duke i vonuar si proces, por kjo gjë varet shumë nga faktorë të ndryshëm, si ata të brendshëm, po ashtu edhe ata të jashtëm – ndërkombëtarë, madje edhe nga kompleksiteti i konfliktit në mes dy palëve.

Përgjigjet kuptimplote për t’i evituar dhe parandaluar luftërat në tërësi dhe në vend të saj për ta përdorur dialogun e mundshëm në mes palëve për zgjidhjen e konflikteve ekzistuese, po bëhen vazhdimisht më të pa mundura, ose me vonesë realizohen intervenimet parandaluese pas përshkallëzimit të luftës.

Lufta është një fenomen i shqyrtuar dhe i studiuar nga disa aspekte të ndryshme e të arsyeshme si: filozofike, sociologjike, ushtarake, politike, nga këndi historik etj.

Nga aspekti filozofik lufta konceptohet nga pozita të ndryshme, varësisht prej pozitës shtresore si shtetërore, politike, strategjike, ekonomike, të shtetit, popujve, racave, kombeve, shtresave etj.

Sipas teorive për luftën dhe të drejtën ndërkombëtare të saj, duke i analizuar situatat domethënëse nga aspekti analitik – ndërkombëtare të fuqive të mëdha me potencialet e tyre gjeostrategjike, diplomatike, ushtarake, e aspekte të teknikës dhe teknologjisë moderne të llojeve të armëve të të gjitha drejtimeve luftarake, madje edhe satelitët të angazhuar në sistemin e mbrojtjes dhe të sulmeve supersonike ajrore të sofistikuara del se SHBA-ja dhe shtetet anëtare të NATO së janë vendimtaret sot në botë që ta planifikojnë ta bëjnë luftën dhe ta ndërtojnë paqen.

Në një koment për operacionin ushtarak të NATO- së kundër Jugosllavisë, gjenerali amerikan Wesley K. Clark pati thënë: “Operacioni ‘Allied Force’ ( Forca Aleate), operacioni ushtarak i NATO-së kundër Jugosllavisë, në pranverën e vitit 1999, nuk ishte e destinuar të jetë një lloj i tillë i luftës. Në të vërtetë, neve kurrë nuk na është lejuar që ta quajmë luftë. Por, natyrisht, ajo ishte luftë. Ishte kjo një luftë moderne, lufta e parë e luftuar në Evropë pas një gjysmë shekulli dhe lufta e parë e luftuar ndonjëherë nga NATO-ja”. Shih; Libri “Të Bësh Luftë Moderne” – Gjenerali Wesley K. Clark, Prishtinë 2003

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori