LAJMI I FUNDIT:

A është ky hamburgeri më i madh në botë?

A është ky hamburgeri më i madh në botë?

Adhurues të shumtë u mblodhën para hamburgerit të çuditshëm të kuzhinierit të famshëm kanadez Ted Reader, i cili me hamburgerin e tij 286 kilogramë u përpoq ta thyente rekordin botëror.

Krijimi i këtij gjiganti ka zgjatur prej orës katër të mëngjesit deri pasdite, kur më në fund vendosi t’ia vendosë sosin dhe sallatën.

Hamburgeri ka rreth 136 kilogramë mish, ndërsa është më i rëndë trefish më shumë se sa rekordi aktual i librit të rekordeve Guinness.

Thyerja e rekordit ende nuk është zyrtarizuar, ndërsa vendimi për këtë do të merret së shpejti. /Telegrafi/