LAJMI I FUNDIT:

A është kjo patatja më e madhe në botë?

A është kjo patatja më e madhe në botë?

Kopshtari amator rriti pataten për të cilën besohet se është më e madhja në botë. Me 3.76 kilogramë ka thyer rekordin paraprak për peshën më të madhe të patates. Kopshtari i zellshëm Peter Glazebrook paraqiti kryeveprën e tij të premten në panairin e Somersetit, shkruan “Telegraph”.

Kjo nuk është hera e parë që Glazebrook (66 vjeç) nga Northampton del në ballinat e gazetave. Gjeodeti i pensionuar më herët kishte rritur karotën më të madhe, ndërsa emri i tij dy herë është regjistruar në librin e rekordeve Guinness për karotën më të madhe.

Duke folur për triumfin e tij, Peter thotë: “Sekreti i suksesit është fara e mirë, e pastaj edhe duhet ditur si duhet rritur. Për këtë nevojitet mund dhe duhet këshilluar rritësit tjerë, si dhe duhet lexuar shumë për bujqësi”.

Glazebrook tash pret vërtetimin zyrtarë të librit të rekordeve Guinness për pataten e tij.