A duhet kushtëzuar “bisedimet me njohjen”
Pas legjitimitetit të ri institucional, viti 2011 do të filloj me një dialog teknik të “paspavarësisë” që pritet së shpejti të ndodhë ku po tentohet të paktën simbolikisht të rinisën bisedimet “dialogu”, natyrisht për çështje teknike me motive politike, si të tilla nuk janë në kohë të duhur për Kosovën, nëse ne nuk kushtëzojmë, “bisedimet me njohjen”. Serbët janë të njohur për përshtatjet e tyre në politikë dhe diplomaci në interes të tyre, “të notuarit në ujëra të temperaturave të ndryshme”, megjithatë Kosova ka të drejtë të besoj se fundi i këtij dialogu të cilit do nivel dhe përmbajtje që të ndodhë, fundi do të jetë vetë aderimi i vendeve tona në BE-në. Përderisa, besohet se ky dialog nuk do të rrezikoj substancën e sovranitetit të shtetit të Kosovës në asnjë rrethanë ky dialog nuk duhet të devijojë në mes dy vendeve dhe që mos të devijojë duhet të kushtëzohet dhe sigurohet paraprakisht njohja reciproke dhe të filloj komunikimi normal në interes të dy shteteve sovrane, sipas parimit;“dialog vetëm në mesin e të barabartëve”.
Si do duhet artikuluar kushtëzimin e “bisedimeve me njohjen” përpara dialogut të “ciklit specifik” – tekniko – politiko të “paspavarësië”, Prishtinë –Beograd?
Arsyeshmëria e terrenit politik dhe situata e re politike e krijuar në Kosovë edhe përkundër ngutisë nga BE-ja, Beogradit etj., konsideroj se është në favor të të dy palëve rifillimi dhe defiimi i shumë çështjeve “tekniko-praktike” të pazgjidhura mes dy shteteve. Megjithatë ne duhet të jemi vigjilent dhe këmbëngulës në një pozicion themelor politik dhe ajo të ndërlidhet me kushtëzimin e njohjes së Pavarësisë nga Serbia, e jo nga frika e komunikimit e as nga tendenca e humbjes nga ky dialog, por vetëm për shkak të mos njohjes së Pavarësisë dhe nivelit të përfaqësimit si dy shtete të plotësisht të barabarta. Njohja shtetërore e Republikës së Kosovës nga Serbia do të ishte idealja e “pajtimit historik” këtij cikli specifik të dialogut teknik për lehtësimin e lëvizjes së jetëve të qytetarëve të dy shteteve reciprokisht.
Serbia është në përparësi dhe dialogun e ka shumë më të domosdoshëm në raport me BE-në se sa Kosova, Serbia pas liberalizimit të vizave është në përparësi politike dhe sociale në raport me interesat e saja që sa më shpejt të përmbushë detyrimet me BE-në për anëtarësim, dhe ky dialog që po pretendon ta arrijë me Kosovën si një nga detyrimet e procesit të anëtarësimit.
Qeveria jonë, do të duhet që përpara rifillimit të dialogut ta kushtëzoj Serbinë në koordimin me BE-në dhe ShBA-të se tani është koha e duhur të tregohemi “faktor politik”. Ky kushtëzim do t’i bënte mirë edhe vet Serbisë për ta arsyetuar veprimin e njohjes brenda komunitetit serb në Serbi dhe në interes të BE-së ta ndërmarrin vendimin politik për njohje të Republikës së Kosovës. Në fakt është e qartë se për fillimin e këtij komunikimi normal dhe demokratik në mes të dy vendeve “tradicionalisht armike” duhet të ndodhë një shtrëngim duarsh “simbolikë protokollare” e fillimit të “dialogut praktik” në interes qytetarë, por kjo ngjarje nuk duhet të ndodhë në rast se Serbia nuk njeh Pavarësinë. Me këtë veprim “pompoz politik” në nivel kryeministrash apo presidentësh, kalohet në nivelin teknik të komunikimit, të diskutimit të temave specifike në nivel të ministrive, ekspertësh të fushave të ndryshme me qëllim rregullimin e raporteve ndërshtetërore. “Republika e Kosovës duhet t’i kushtëzoj bisedimet me njohje dhe Serbia duhet ta arsyetoj njohjen e Pavarësisë me fillimin e bisedimeve. BE –ja duhet ta mbështetë këtë ide politike dhe të pajtimit historik në mes dy popujve, ndryshe nuk ka kuptim human e as politik çfarëdo kozmetike mediale e dialogut pa njohjen reciproke”.
Rëndësia e dialogut nga këndvështrimi politik të ”pas njohjes” në dimensionin teknik, aplikimi i modelit të “strategjisë së luftës asimetrike”
Këto bisedime realisht duhet kuptuar si dialog teknik dhe si nevojë normale, bilaterale mes dy shteteve, mirëpo në vetvete i gjithë procesi i këtij dialogu që do të mund të zgjatë më tepër se sa që mendohet, ngase edhe problemet e trashëguara janë të të stërngarkuara. Vetëm problemi i ngritur nga Serbia me pronat në Kosovë e në veçanti me pronat që tani janë publike që akoma pretendon si p.sh; PTK-ja, etj, etj, Serbia akoma po i konsideron asete të PTT-së e që po konsiderohen mbi një miliardë euro humbje të saj, andaj për këto “çështje pretendimesh” dhe shumë të tjera të pazgjidhura duhet trajtuar me mjaftë kujdes, dhe pikërisht përveç ngritjes së problemit nga niveli teknik, zgjidhja dhe përfundimi duhet të jetë gjithsesi marrëveshje politiko-diplomatike, apo edhe me rrugë juridike. Ky shembull i lartpërmendur nga shumë të tjerë mund të mos jenë komoditet dhe as privilegj për te dy qeveritë në Prishtinë e Beograd, por përgjegjësi edhe djersë e madhe në zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve të dizajnuara të rinisin me dialogun tekniko – politik në mes Kosovës dhe Serbisë si pjellë historike e problemeve shekullore në Ballkan.
Pikërisht, politika serbe duhet të tregoj bindshëm “fytyrën e re” opinionin e saj të ri se me të vërtetë ka braktisur përfundimisht “politikat e njohura serbe” dhe jo të mbetet e maskuar dhe tani në pamundësi për pengim politik dhe diplomatik të “kuptimit ndërkombëtarë” të krijimit dhe njohjeve të shtetit të Kosovës të rikonfirmoj vullnetin për dialog por me tendenca të “riokupimit ekonomik”, të aseteve të trashëguara të njohura si “lufta asimetrike”. Ndonëse pikërisht për këtë kam skepticizmin e madh ngase Serbia ka të nuhatur konceptet e reja bashkëkohore ku sipas saj edhe ajo pajtohet se ka përfunduar lufta klasike për territore, mirëpo ajo si e tillë po manifestohet çdo ditë dhe ne nuk e shohim, me “qasje multidimensionale”, pra “strategjia e luftës asimetrike” me theks ajo ekonomike nga pushtimi i tregjeve me produkte serbe në Kosovë etj, është dëshmia e dhimbshme e kësaj lufte. Prandaj vigjilenca jonë politike apo “inteligjenca ekonomike” e këtij dialogu me Serbinë duhet të reflektohet në ekspertët e mirëfilltë, “komisionet teknike” sidomos në ato të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të Transportit, Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, (p.sh.; për kthimin e fondit pensional etj, etj.) e një mori temash si dhe deri te sistemi doganor, ngase mundë të gdhihemi ndonjë mëngjes dhe ta shohim veten të riokupuar tërësisht nga “lufta asimetrike”.
Më e rëndësishmja e këtyre bisedimeve është që me njëmend paraprakisht të ndodhë “pajtimi historik”, ku dy shtetet e BE-së si Gjermania dhe Franca për shkak të specifikave të njëjta nga e kaluara historike do ta mundësonin “pajtimin historik” i cili do të fillonte me njohjen e pavarësisë, kërkim faljen ndaj shqiptarëve dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve të akumuluara ndër vite në reciprocitet për qytetarët e dy republikave të pavarura. Në të kundërtën as nga faktori ndërkombëtare, as nga Serbia e as nga Kosovës nuk i duhen këto bisedime nëse nuk e kanë qëllimin fianl të “ndryshimit substancial”, të lirimin nga e kaluara dhe fillimin e një“kapitulli historik” të ri mes dy vendeve, të lira sovrane me synime drejtë aspiratave euroatlantike.
(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet e magjistraturës në UEJL-së, në Shkencat Politike)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker