LAJMI I FUNDIT:

Lazio në vend të tretë

Lazio në vend të tretë

Me rezultat prej 2-0, Lazio e ka mposhtur Pescaran për t’u ngritur në pozitën e tretë në tabelë.

Stefan Radu e zhbllokoi rezultatin (29’), ndërsa Senad Lulic e dyfishoi atë (35’). Në gjysmën e dytë nuk pati gola.

Mesfushori shqiptar. Lorik Cana, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje.


Lazio pozicionohet në vend të tretë me dy pikë më shumë se Milani që gjendet një vend më poshtë. /Telegrafi/