LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me blogeren amerikane që po e promovon Kosovën nëpër botë (Foto)

Njihuni me blogeren amerikane që po e promovon Kosovën nëpër botë (Foto)

Ajo është nga Kalifornia, por ka disa vite që është duke e eksploruar Evropën cep më cep.

Larissa Olenicoff është blogere dhe blogu i saj pothuaj 100% përmbajtjen e ka me eksperiencat e udhëtimeve të saj anembanë Evropës, por ajo që na ka bërë përshtypje neve janë artikujt e saj për Ballkanin e në veçanti ato për Kosovën.

E Larissa është në listën e gjatë të blogerëve më të përcjellur në mediat sociale në llogarinë e saj ajo tanimë ka më shumë se 11 mijë përcjellës.


Në mesin e shumë fotografive nga qytete të ndryshme të Botës që ajo i ndanë me përcjellësit e saj, ajo çdoherë ia bashkëngjit secilës prej tyre edhe një artikull ku përshkruan përvojën e saj në vendin të cilin e ka vizituar, detaje dhe informacione që do të mund ti hyjnë në punë të gjithë atyre që mendojnë ta vizitojnë atë vend në të ardhmen.

Disa nga shkrimet e saj janë publikuar edhe në gazeta dhe revista të njohura nga e gjithë Bora si; Marie Claire, Dailymail, New York Times, LonelyPlanet, Elle, Harper’s Bazzar etj,
Ndër to është edhe ky artikull për Prishtinën në Lonely Planet “Prishtina, çka nuk duhet t’ju ikë pa e parë në kryeqytetin më të ri të Evropës”.

Por me siguri se të gjithë jeni kurioz të dini se si filloi pasioni i saj për udhëtimin dhe eksplorimin e vendeve dhe kulturave të ndryshme anembanë botës! Ajo tregon se kur ishte 18 vjeç u njoftua me pasionin e saj, kurse në moshën 24 vjeç filloi të udhëtonte krejtësisht e vetme në vende të ndryshme të Evropës Lindore dhe Ballkan.

Deri tani ajo ka vizituar 65 shtete të Botës duke përfshirë këtu Evropën, Azinë, Amerikën dhe Afrikën por kontinenti i preferuar vazhdon të mbetet Evropa.

Larissa momentalisht është duke qëndruar në Kosovë dhe Shqipëri kurse prej 21 deri më 31 gusht ka organizuar një udhëtim në Shqipëri dhe Kosovë, një lloj pakete të cilën e ka ofruar në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë ti vizitojnë këto dy vende të Ballkanit. /lajmi.net/


Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori