LAJMI I FUNDIT:

Lotito: Lazio mund t’ia dalë edhe pa Klosen

Lotito: Lazio mund t’ia dalë edhe pa Klosen

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, beson se ata mund të vazhdojnë të fitojnë pa sulmuesin gjerman Miroslav Klose.

Klose do të jetë jashtë fushe për rreth dy muaj pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit në disfatën e të dielës kundër Genoas.

“Ne kemi fituar shumë ndeshje pa Klose, andaj le të shohim çfarë do të ndodhë. Përderisa ne jemi në një pozitë për të qenë konkurrues në fund të sezonit, kush e di çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Lotito.


Sulmuesi gjerman ka shënuar 10 gola në 20 ndeshje, dhe ka ndihmuar skuadrën të pozicionohet e treta në Serie A, por ai do të mungojë në tre ndeshjet vitale kundër rivalëve si Napoli, Milan dhe Fiorentina. /Telegrafi/