LAJMI I FUNDIT:

Toponimi shqip në pasaporta pengojnë Greqinë

Toponimi shqip në pasaporta pengojnë Greqinë

Të arrin me avion në Greqi dhe të rikthehesh sërish në atdhe për shkak të pasaportës në gjuhën shqipe, këto ishin peripecitë e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi. Rreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi janë ndaluar të hyjnë në Athinë për shkak të toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre.

Zëvendëskryeredaktorja e Gazeta Shqiptare, Rezarta Delisula bëri të ditur nga aeroporti i Athinës se nënat me fëmijë të kthyer në Greqi nuk janë lejuar të kalojnë pasi në pasaporta, vendlindja Greqi është shkruar në shqip dhe jo në gjuhën angleze.

“14 gra me fëmijët e tyre që janë nisur nga Tirana drejt Athinës u ndaluan nga policia greke, pasi problem i bë shënimi në pasaportë në gjuhën shqipe. Fëmijët janë të familjeve shqiptare të lindur në Greqi, dhe në pasaportat e tyre të prodhuara në Shqipëri është shkruar vetëm në shqip, vendlindja Shqipëri. Autoritetet greke pretendojnë që toponimi të jetë dhe në anglisht”, sqaron Delisula.


Një prej nënave shqiptare tha në një telefonatë për News24 se këto janë andrallat që u shkaktohen për shkak të shtetit shqiptar që nuk ka zgjidhur me një marrëveshje të saktë çështjen e pasaportave me Greqinë. “Faji i shtetit shqiptar që këtu po na përdorin si qen”, tha e indinjuar gruaja e bllokuar në aeroport.

Pas disa ore bllokim në aeroportin e Athinës, autoritetet greke u këshilluan emigrantëve shqiptarë të rikthehen në Shqipëri dhe të rregullojnë pasaportat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori