LAJMI I FUNDIT:

Gjakmarrja vret edhe femrat, fëmijët ngujohen

Gjakmarrja vret edhe femrat, fëmijët ngujohen

Gjakmarrja, kjo plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare ka filluar në ngjallet frikshëm në Shqipëri, ndërkohë që kishte pësuar rënie vite më parë.

Komiteti Mbarëkombëtar i Pajtimit të Gjaqeve, e cilëson situatën alarmante. Në konferencën e radhës për analizën vjetore të këtij komiteti, Gjin Marku, kreu i Komitetit Mbarëkombëtar të Pajtimit të Gjaqeve, si dhe Sali Gera, nënkryetar i Asamblesë Kombëtare, kanë fajësuar strukturat e pushtetit për mungesën për të zbutur këtë plagë që vetëm vitet e fundit ka njohur dyfishim të vrasjeve për shkak të gjakmarrjes.

“Fatkeqësisht në këtë mision plot sakrifica ne nuk kemi patur në krah qeverinë shqiptare. Ne duam t’i themi sot qeverisë se udhëhiqemi vetëm nga një parim për të bërë sakrificën më sublime në shërbim të atdheut dhe shoqërisë në këtë kohë të vështirë që po rrojmë dhe nuk kemi asnjë synim tjetër dhe as një interes nëse qortojmë ashpër keqqeverisjen. Qëndrimi ynë oponent ndaj qeverisë ka qenë dhe do të jetë i palëkundur kushdo qoftë në krye të saj, se duam të përçojmë zërin e një njeriu që ka nevojë, zërin e atyre me halle dhe lot tek veshi i udhëheqësit që popullsisë e ka votuar”, deklaroi Gjin Marku, Kryetar i Komitetit te Gjaqeve.


“Ndërprerja e këtij bashkëpunimi nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e e Drejtësisë si dhe Policia e Shtetit. për shkak të kritikave që Komiteti i bëri keqqeverisjes së vendit dhe lidhja e këtyre institucioneve me sekserët. ka dyfishuar numrin e vrasjeve duke arritur në 152 në fund të vitit 2012. Vrasjet e femrave në vitin 2012 janë 10 herë më të larta se mesatarja vjetore gjatë viteve të tranzicionit. Nga 2-3 vrasje në ditë kjo shifër ka arritur në 25 në vitin 2012”, theksoi Sali Gera, Nënkryetar i Asamblesë së Komitetit.

Sipas Komitetit të pajtimit Kombëtar të Gjaqeve në Shqipëri janë 6500 persona që rezultojnë të fshehur ose të ngujuar si pasojë e gjakmarrjes, ndërkohë që 6011 fëmijë rezultojnë të mos shkojnë në shkollë, 129 prej të cilëve qëndrojnë në ngujim dhe në rrezik për jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori