LAJMI I FUNDIT:

Lavezzi të rikthehet te Napoli?

Lavezzi të rikthehet te Napoli?

Agjenti i Ezequiel Lavezzit thotë se sulmuesi i Paris Saint-Germain mund të rikthehet te Napoli.

Argjentinasi është në presion të madh në Francë, derisa gjasat për titull të PSG po dobësohen.

“Lavezzi mund të rikthehet te Napoli? Ishte e rëndësishme për të të bëjë një hap përpara, si njeri dhe si lojtar”.


“Napoli është në zemrën e tij dhe ju kurrë nuk mund ta përjashtoni atë, veçanërisht kur një lojtar ka lënë shenja në zemrën e tifozëve”, ka thënë agjenti i argjentinasit, Alejandro Mazzoni. /Telegrafi/