Partia Lëvizja e Legalitetit propozon rikthimin e monarkisë si të vetmin opsion sipas saj që do t'i japë fund krizave të herëpashershme politike në vend.
Kryetari i kësaj partie Ekrem Spahia tha për "Gazeta Shqiptare" se ky duhet të jetë një variant që duhet të bëhet pjesë me patjetër e debatit të hapur sëfundmi për ndryshimet kushtetuese. "Me qëllimin për të shmangur riciklimin e krizave të herëpashershme politike, gjykoj se thirrja e një referendumi të përgjithshëm për formën e qeverisjes, republikë ose monarki kushtetuese, është një nga opsionet më të mira që duhet të bëhet pjesë e diskutimeve për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit", tha ai.
Zoti Spahia tha gjithashtu se Kushtetuta garanton thirrjen e një referendumi ndaj dy partitë e mëdha duhet ta gjykojnë me seriozitet këtë propozim. "Shqipëria do të ishte më mirë të drejtohej nën regjimin mbretëror sesa nga një president", tha ai.
Më 29 qershor 1997, për herë të parë pas rënies së komunizmit, u zhvillua referendumi i përgjithshëm për formën e qeverisjes me alternativat: "Republikë" ose "Monarki Kushtetuese". Rezulati përfundimtar i referendumit u shpall nga KQZ më 13 korrik 1997, sipas të cilit fitoi forma e qeverisjes "Republikë" me 904.359 vota ose 66,75 %. Monarkistët e kontestuan ashpër këtë vendim.
Pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I, organizoi dhe një tubim të madh proteste në sheshin kryesor të kryeqytetit me simpatizantë të legalitetit dhe mbështetës të monarkisë. Turma, iu drejtua Pallatit të Kongreseve, ku ishte i vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në momentin kur pretendenti për fronin e Shqipërisë, Leka Zogu i Parë u shfaq i armatosur dhe me veshje ushtarake, përkrahësit e tij filluan të konfliktoheshin me forcat e policisë duke shkaktuar një tensionim të situatës. Të shtënat me armë zjarri në ajër, bënë që një pjesë e mbështetësve të mbretit të largoheshin në drejtime të ndryshme. Gjatë kësaj përleshjeje mbeti i vrarë Agim Gjopali.
Pas këtij incidenti dhe të shtënave me armë zjarri mes forcave të policisë dhe përkrahësve të mbretit, manifestuesit u shpërndanë në drejtime të ndryshme dhe nuk u kuptua se kush qëlloi mbi të ndjerin. Çështja u hetua pak kohë më vonë dhe gjykata mori si të pandehur për kryengritjen Leka Zogun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët e Koçanit po mblidhen në sheshin e qytetit: “I humbëm tanët, por drejtësinë nuk e humbim”

Grabitja e armatosur në Prishtinë ku u plagos një person, deklarohen nga Prokuroria

Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Thaçi: I ndjeri do të kujtohet për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin

I plagosuri nga grabitja e armatosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë

I dyshuar për zjarrin në Koçan, por ai thotë se është hero pasi ka shpëtuar 200 të rinj

Sorensen: Qëllimi është shtyrja përpara e dialogut, kompromiset janë në dorën e palëve

Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, plagoset një person

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PDK dorëzon tri ankesa në PZAP

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore