LAJMI I FUNDIT:

Bare: Protestat dëshmuan qytetari

Bare: Protestat dëshmuan qytetari

Partia Socialiste, ndryshe ngase deklaroi policia, theksoi se në protestën e sotme morën pjesë 40 mijë qytetarë, duke nënvizuar se ata dëshmuan qytetari. Deputeti i opozitës, Besnik Bare, theksoi se demonstratat e sotme treguan se pushteti që vrau tre persona, i ka ardhur fundi.

“Rreth 40 mijë qytetarë të Tiranës, me marshimin e tyre në të gjitha rrugët e kryeqytetit, dëshmuan se dhuna e Sali Berishës jo vetëm nuk funksionon, por as mund ta trembë dhe as nuk mund ta ndalojë këtë betejë historike të një populli të tërë të vendosur për të larguar Sali Berishën përmes rezistencës paqësore”, theksoi ai.

Bare shtoi se përveç qytetarëve që morën pjesë drejtpërdrejt në protestë, kishte edhe qindra të tjerë që e mbështetën atë. “Jo vetëm 40 mijë kryeqytetasit, por edhe mijëra të tjerë në Lezhë, Korçë e Vlorë, dhanë sot një mesazh të qartë për të ashtuquajturin Kryeministër: Kjo qeveri e votave të vjedhura, ky pushtet i korruptuar gjer në palcë, këta pushtetarë që në 21 Janar vranë tre shqiptarë të pafajshëm dhe që dita ditës po dhunojnë institucionet e pavarura të këtij vendi, duhet të largohen. Të largohen një orë e më parë, pasi ky popull nuk i do më e as mund t’i mbajë më në kurriz”, tha Bare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

Lajme
Vdes komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali Sir Mike Jackson

Vdes komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali Sir Mike Jackson

Lajme
Xhandarmëria serbe shkeli vijën ndarëse me Kosovën, KFOR-i: Jemi të gatshëm për të parandaluar rreziqet e tensioneve

Xhandarmëria serbe shkeli vijën ndarëse me Kosovën, KFOR-i: Jemi të gatshëm për të parandaluar rreziqet e tensioneve

Siguri
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kusari-Lila pranon se e quajti Simiqin

Kusari-Lila pranon se e quajti Simiqin "vëlla": Në serbisht kjo ka kuptimin e mikut

Lajme
Kalo në kategori