Një delegacion i Postës së Kosovës po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Londër ku do të diskutohet rreth sfidave me të cilat përballet shërbimi global postar, me theks të veçantë në Evropë.
Kryeshefi ekzekutiv, Sejdi Hoxha, ka qenë folësi i parë në këtë konferencë në të cilën po marrin pjesë qindra ekspertë të postave më të mëdha publike dhe private të Evropës.
Hoxha ka bërë një prezantim rreth temës “Modelet e reja operative për sfidat e reja postare”. Ai ka paraqitur para homologëve të tij zgjidhje të ndryshme për shpërndarje më efektive të dërgesave postare siç janë pakot, zbatimin e të arriturave teknologjike në industrinë postare; uljen e shpenzimeve pa ndikim në shërbimet cilësore për konsumatorë, përshtatjen e rrjetit shpërndarës në përputhje me rritjen e numrit të pakove dhe çështje tjera me të cilat përballet sot shërbimi postar në Evropë.
Prezantimin Hoxha e ka filluar me një histori të zhvillimit postar në Kosovë, të arriturat e Postës së Kosovës dhe sfidat me të cilat përballet si pasojë e mungesës së anëtarësimit në organizatat më të mëdha ndërkombëtare postare siç është Unioni Postar Universal (UPU), PostEurop, etj.
Ai ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në konferencë që të angazhohen për anëtarësimin e Postës së Kosovës në këto organizata ndërkombëtare në mënyrë që të ketë mundësi të ofrojë të gjitha shërbimet sikurse postat tjera evropiane.
Pas këtij prezantimi, Hoxha i cili ka qenë pjesë e panelit të parë së bashku me përfaqësuesin e PostNord, kompani postare e Suedisë dhe Danimarkës si dhe përfaqësuesen e Postës Holandeze, u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrëseve në konferencë.
Posta e Kosovës ka qenë anëtare e UPS-së dhe PostEurop, por përmes Misionit të UNMIK-ut. Pas shpalljes së pavarësisë ky anëtarësim është ndërprerë për shkaqe politike.
“Besoj në përkrahjen tuaj për kthimin e anëtarësimit të Postës së Kosovës në UPU, PostEurop dhe organizma tjerë postar ndërkombëtarë”, u ka thënë Hoxha homologëve të tij evropian.
Kryeshefi bëri të ditur se ka marrë mbështetje të madhe nga përfaqësues të postave evropiane që Posta e Kosovës të përfshihet në organizatat ndërkombëtare.
Gjatë pjesëmarrjes treditore në këtë konferencë, kryeshefi Hoxha si dhe anëtarët tjerë të delegacionit të Postës së Kosovës, Halit Isufi, kryesues i Bordit të Drejtorëve, Shefqet Avdija, zëvendëskryeshef si dhe Xhyljetë Izmaku, Drejtoreshë për Resurse Njerëzore do të takohen me përfaqësues të kompanive të ndryshme postare për diskutuar rreth bashkëpunimit të mundshëm si dhe për të lobuar për anëtarësim të Postës në mekanizmat ndërkombëtar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?