LAJMI I FUNDIT:

Vendi i parë i takon Unitedit (Video)

Vendi i parë i takon Unitedit (Video)

Manchester Unitedi ka shënuar fitore prej 4-3 si mysafir i Readingut në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Madejski Stadium.

Pas një harkimi të McAnuff, më së miri në zonë u gjend Hal Robson-Kanu, i cili shënoi për epërsinë e vendasve (8’).

Mysafirët reaguan shpejtë me anë të Anderson, i cili pranoi një top nga Ashley Young për ta barazuar rezultatin (13’).


Një ndërhyrje e panevojshme në Johnny Evans u ndëshkua me penalti, ndërsa Wayne Rooney kaloi Unitedin në avantazh (15’).

Pas tri minutash erdhi reagimi i vendasve. Një harkim nga këndi i Nicky Shoreyt u prit në zonë nga Adam Le Fondre, për ta nivelizuar sërish ndeshjen (19’).

Angazhimi i lojtarëve të Readingut bëri që ata ta kthenin epërsinë. Një tjetër korner të Nicky Shoreyt, kësaj radhe e shfrytëzoi Sean Morrison (23’).

Mirëpo, aty ishte Wayne Rooney. Evra mori një pasim nga Young për të asistuar te sulmuesi anglez, i cili përsëri e solli rezultatin në barazim (30’).

Robin van Persie i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi, falë asistimit të Rooneyt, ndërsa ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë skuadrat vazhduan të angazhoheshin, mirëpo efektiviteti i tyre mungoi. Van Persie ka mundur t’ua largojë mysafirëve presionin pas një gabimi të portierit vendas, por holandezi gjuajti jashtë portës së zbrazët.

Sido që të jetë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, epërsia ishte në anën e Djajve të Kuq.

Manchester Unitedi tash është larguar tri pikë në krye të tabelës nga përcjellësi i parë, Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori