Çdo ditë kanë një vendtakim të njëjtë, të njëjtin qëllim. Ata mblidhen në skaj të rrugës tek ish “Fabrika e Tabetave” në Prishtinë për të pritur t’i marrë dikush në punë si punëtorë krahu. Edhe në temperaturat e larta, ku djerset kishin kapluar nga i nxehti ata prisnin skaj rruge me shpresë se do të dërgojnë diçka në fund të ditës në shtëpi.
Milazim Hasani nga Fushë Kosova, i cili kujdeset edhe për 9 anëtarë të tjerë të familjes përfshirë edhe fëmijët e vëllait të tij, brenda javës 1 deri në 2 herë gjen punë.
Për punën që bën thotë se paguhet nga 10 deri në 15 euro në ditë ndërsa në disa firma të ndërtimit ankohet se ka ndodhur që nuk e kanë paguar fare, shkruan “Zëri”.
“Më shumë na marrin privat kur kanë për ta kryer ndonjë punë rreth shtëpisë, ndërsa këto firmat e ndërtimit kur na marrin nganjëherë një muaj punojmë e nuk na paguajnë”, tregon ai. Hasani nuk merr as ndihmë sociale ndërsa as nga qendra e punësimit nuk i ofrojnë punë.
“Jam paraqitur disa herë në Qendrën e Punësimit por asnjëherë nuk më kanë ofruar punë”, ka thënë ai.
Të njëjtin hall e ka edhe Nexhmi Krasniqi, i cili nga Lipjani vjen çdo ditë në Prishtinë për të kërkuar punë. “Është shumë e vështirë të jesh kryefamiljar dhe të mos kesh me çka t’i ushqesh. Jemi 6 anëtarë të familjes. Jam lajmëruar disa herë në Qendrën e Punësimit në Lipjan por nuk më kanë ofruar punë, edhe aty po shkon krejt me të njohshëm”, ka thënë ai.
Për krizën e madhe që ka kapluar Kosovën ka raportuar edhe Banka Botërore sipas së cilës varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me pesë dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës