Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rasic, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se po përmirësohet gjendja e shtresës punëtore në Kosovë. Sipas tij, pothuajse çdo vit është plotësuar ligji i punës me ligje shtesë.
“Ligji i punës tashmë po përkrahet edhe me Ligjin për shëndetin dhe mbrojtjen në punë. Rritja e kapacitetet të inspektoratit të punës, ka rezultuar me rritjen e kontrollit mbi bizneset sa i përket të drejtave të punëtorëve. Kushtet dhe të drejtat e tyre për çdo vit po përmirësohen dhe në të ardhmen presim që këto të drejta të avancohen edhe më shumë”, tha ai.
Rasic ka theksuar se MPMS-ja për çdo vit ka regjistruar diku 3000-3500 punëtore, të cilët, sipas tij, kanë punuar edhe me herët në kompanitë private. “Kjo dëshmon se Inspektorati po e kryen punën e vet si duhet. Shpresojmë se do të punohet me një dinamik të tillë që të regjistrohen të gjithë punëtorët në sistemin kosovar”, shprehet ai.
Ministri tha se të drejtat e punëtorëve, sa i përket kontratave të punës, janë të rregulluara me ligj. Sipas tij, Ministria që udhëheq ai përpiqet që këto kontrata të respektohen edhe nga bizneset. “Ligji i parasheh dy lloje të kontratave: njëra është për gjashtë muaj dhe kontrata tjetër është trevjeçare. Të gjithë e dimë që kontrata të përjetshme nuk ka askund, prandaj Kosova është rrugës së mirë sa i përket të drejtave të punëtorëve – që të krijojë një nivel të njëjtë me vendet evropiane”, tha Rashic për Telegrafin.
Sipas tij, pa ngritjen e vetëdijes së punëdhënësve për respektimin e të drejtave të punëtorëve, nuk do të ketë përmirësim të gjendjes. “Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është proces i cili vazhdimisht përmirësohet”, ka deklaruar minsitri Nenad Rasic. /B.Devolli/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit