Rritja ekonomike për vitin 2012 nuk mund të ishte më e lartë se 2 për qind. Sipas vlerësimeve të bëra nga Banka e Shqipërisë (BSH), tremujori i fundit i cili mbante dhe shpresat e financave shqiptare për të përmirësuar disa shifrat e rritjes ekonomike pritet të jetë më i ulët se tremujori i tretë, që shënoi vlerën 2.7 për qind.
Gjatë prezantimit të raportit të politikës monetare për tremujorin e fundit, Banka e Shqipërisë ka konstatuar gjatë 2012-ës një rënie të përgjithshme të konsumit, gjë e cila ka përkeqësuar ndjeshëm situatën biznesit, dhe jep pasiguri në të ardhmen.
Raporti i bankës qendrore theksonte më tej situatën e vështirë në sektorin e punësimit, ku për ndërmarrjet private punësimi rezultonte të ishte në stanjacion, ndërkohë që në total për 9 muajt e parë të vitit të kaluar shkalla e punësimit është rritur vetëm me 0.03 për qind. Por një element tjetër i rëndësishëm mbetet fakti sa një pune përkthehet në para në ekonomi, pra produktiviteti i punës, që sipas këtij raporti rezulton -5.5 për qind.
Gjithashtu Banka e Shqipërisë vlerëson se huat e marra nga qeveria kane ndikuar duke mbajtur të larta normat e interesit. Për 2013-ën raporti vlerëson se eksportet do të jenë në vlera më të ulta se një vit më parë, si rezultat i situatës ekonomike në Eurozonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit