Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, vizitoi fabrikën e qumështores VITA nga Devolli Group. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusarin - Lila, me të cilën vizituan fabrikën e qumështores VITA, ku u shoqëruan nga pronari i Devolli Group, Blerim Devolli, Drejtori i Përgjithshëm Xhelal Radoniqi si dhe Drejtori i Zhvillimit të Qumështores VITA, Ernest Jusufi.
Gjatë kësaj vizite, Suma Chakrabarti u njoftua për së afërmi me rezultatet e bashkëpunimit në mes të BERZH-it dhe Devolli Group si dhe u njoh me mënyrën se si funksionon fabrika.
Gjithashtu ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Bankës për ngritjen e kapaciteteve prodhuese kosovare, duke vënë theks të veçantë në rezultatet e arritura nga bashkëpunimi me Devolli Group, në qumështoren VITA e cila tanimë zotëron pajisjet dhe teknologjinë ndër më modernet jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi në mes të BERZH-it dhe Devolli Group, qumështorja VITA tashmë ka 6 linja prodhimi për qumësht, jogurt dhe produkte të tjera të qumështit ndërsa kapacitetet prodhuese tejkalojnë 32 mijë litra në orë.
Bashkëpunimet e tilla nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, jo vetëm që rrisin kapacitetet prodhuese të kompanive vendore, por edhe kontribuojnë në rritjen e mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit