Japonia është partneri i katërt më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara dhe shkëmbimet tregtare u rritën gjatë dy muajve të parë të këtij viti, para tërmetit dhe cunamit. Tani, dy nga portet më të mëdha amerikane kanë filluar të ndjejnë ndikimin e katastrofës mbi importet japoneze. Merr kohë që artikujt elektronikë dhe pjesët e makinave të mbërrijnë në një port të Japonisë dhe pastaj, duhet deri në dy javë të kalojnë oqeanin për në Amerikë. Edhe eksportet e disa produkteve nga Shtetet e Bashkuara në Japoni janë ndërprerë.
Çdo ditë, anijet nga Azia arrijnë në portet e Los Anxhelosit dhe Long Beach. Këto dy porte, që ndodhen pranë njëri tjetrit në bregun perëndimor amerikan, janë më të ngarkuarit në Shtetet e Bashkuara. Dhe Japonia, është partnerja e dytë më e madhe tregtare e të dy porteve së bashku. “Japonia ka ndihmuar me të vërtetë në zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare gjatë 20-30 vjetëve të fundit dhe në rritjen e portit të Los Anxhelosit”.
Zëdhënësi Filip Senfild thotë se mallrat japoneze zënë 15 për qind të tregtisë së përgjithshme në portin e Los Anxhelosit. Shumica e importeve nga Japonia janë pjesë makinash dhe automjete. Makinat e markës Nissan hyjnë përmes portit të Los Anxhelosit. Ndërsa Long Beach është një nga portet ku hyjnë makinat e firmës Toyota. Art Wong është zëdhënësi i Portit Long Beach: “Kam dëgjuar që Toyota ka filluar të ngadalësojë dërgesat e makinave këtu, e ndoshta do të dërgojë më pak anije. Pra uzinat e tyre janë mbyllur dhe që nga tërmeti, ata kanë rifilluar prodhimin, por jo në të njëjtin nivel”.
E njëjta gjë po ndodh me pjesët e makinave. “Të gjithë shitësit e makinave po na thonë se nuk po hyjnë shumë pjesë makinash”.
Por importet nga Japonia nuk janë të vetmet që janë ngadalësuar. Edhe disa eksporte nga Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë. “Katastrofa ka shkaktuar shumë ndërprerje në të dy anët e oqeanit. Sidomos kur bëhet fjalë për bujqësinë dhe produktet e ngrira, situata ka qenë e vështirë”.
Xho Lobju filloi eksportin e produkteve të kompanisë Lobju Citrus në Japoni më shumë se 30 vjet më parë. Ai thotë se normalisht, 40 për qind e eksporteve të tij të portokalleve paketohen dhe dërgohen në Japoni. Që nga tërmeti, ai ka vërejtur një rënie prej 10 deri në 15 për qind. “Shitjet kanë rënë, rreth 250 mijë dollarë eksporte janë humbur”.
Lobju thotë se humbjet vijnë nga disa probleme që filluan me anulimet e porosive javën e parë pas tërmetit. Dhe pastaj ndodhi kriza në uzinën bërthamore të Fukushimës. “Disa anije filluan të shkonin në porte të tjera të Japonisë. Disa të tjera i shmangeshin tërësisht ndalesave në Japoni”. /Voa/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Pse disa kombe janë të pasura dhe të tjerët të varfër?
Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm
Turqia do të ketë “rritje marramendëse” të numrit të milionerëve – duke lënë pas edhe ekonomitë më të fuqishme botërore
Zvicër a je gati? Only Eagles sjell muzikën më të mirë shqiptare - një natë për t'u mbajtur në mend
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll