Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar AGROKOS, panairit me traditë 24- vjeçare, i cili jo vetëm që lidh bizneset dhe produktet me konsumatorët, por krijon një urë të fortë midis teorisë dhe praktikës për studentët dhe të rinjtë.
Kryeministri tha se si Qeveri, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm që e mbështesin zhvillimin e bujqësisë, përpunimin e ushqimit dhe prodhimin e pijeve, Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për investitorët.
Sipas tij, investimet nga projektet strategjike të Qeverisë, të kombinuara me faktorë të tjerë mbështetës, po na drejtojnë te një e ardhmeje premtuese.
Si faktorë mbështetës, ai veçoi stabilitetin institucional të vendit, rritjen mesatare ekonomike prej 6.2% mesatarisht në tri vitet e fundit, afërsia me tregjet e Evropës Perëndimore, zhvillimi i projekteve infrastrukturore në sektorët e transportit, përparimi i sektorëve si bujqësia, përpunimi i ushqimit dhe teknologjia informative, rinia e madhe, e talentuar dhe shumëgjuhëshe, si dhe energjinë e lirë elektrike e mungesën e taksave doganore për lëndë të parë dhe makineri prodhuese.
E rëndësishmja e këtij panairi, sipas kryeministrit Kurti, medoemos që ishte edhe roli i agrobiznesit në zhvillimin profesional të studentëve dhe të rinjve.
“Kur arsimi dhe biznesi bashkëpunojnë, ndodhin mrekulli: studentët përfitojnë aftësi praktike të vlefshme, ndërkaq bizneset fitojnë ide të freskëta dhe burime të reja pune. Sot, agrobiznesi nuk është më thjesht një fushë tradicionale; inovacioni, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si përparon bujqësia”, deklaroi ai.
Edhe përfshirja e grave në agrobiznes, është një aspekt tjetër i rëndësishëm, tha kryeministri Kurti, sepse gratë tona janë ndërmarrëse të shkëlqyera dhe përmes bizneseve të tyre të vogla, jo vetëm që fuqizojnë ekonominë lokale, por krijojnë zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale.
Në fund, kryeministri Kurti ftoi të gjithë që të shfrytëzojnë këtë panair për të krijuar lidhje të reja, për të ndarë ide dhe për të hulumtuar mundësitë për bashkëveprim të mëtejshëm. Ai cilësoi panairin AGROKOS si shembull i mirë se si biznesi, arsimi dhe inovacioni mund të bashkëpunojnë për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për Kosovën.
Në këtë panair kryeministri Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministri Imri Demelezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

KEK merr dritën e gjelbër nga OSHP, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Bitcoin arrin një nivel të ri rekord - shkon në mbi 120,000 dollarë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë