Naftëtarët në Kosovë po i rrisin çmimet e derivateve kur po u teket dhe sipas dëshirës. Së fundi, një litër naftë ka shkuar deri në 1.18 euro, kurse benzina nga 1.15 deri 1.17 euro. Këto janë çmimet me të larta viteve të fundit. Shoqata e Naftëtarëve arsyetohet se është rritur cilësia e naftës dhe janë ngritur çmimet në bursën ndërkombëtare.
Me hesap të naftëtarëve, kosovarët duhet të fillojnë ta praktikojnë ecjen në këmbë më shumë. Kështu, sepse çmimet e derivateve kanë hipur aq lart, sa nuk mbahet mend të ketë ndodhur viteve të fundit. Tani për tani, çmimi i naftës me pakicë nëpër pika të shitjes ka shkuar deri në 1.18 euro, derisa benzina kushton nga 1.15 deri 1.17 euro. Por, vetëm pak ditë me parë ishte krejt ndryshe. Një litër naftë ishte 1.15 euro, derisa pak a shumë njëjtë ishte edhe benzina shkruan Express.
Por, nëse flasim për disa muaj më herët, dallimi është tepër i madh. Në korrik të vitit të kaluar, një litër naftë sillej nga 1.02-1.07 euro, kurse benzina 1.04-1.08 euro.
Zyrtarët e kompanive të naftës nuk kanë pranuar të flasin për ndryshimet e fundit të çmimeve. Ata veç pranojnë se janë të larta dhe se janë normale, pas ngritjes se çmimeve në tregjet e huaja.
Ndërkaq, Shoqata e Naftëtarëve i ka konfirmuar këto çmime dhe ka arsyetuar se të njëjtat janë rritur për shkak të rritjes se cilësisë se naftës dhe rritjes se çmimeve në bursën ndërkombëtare. Kreu i kësaj shoqate, Nazmi Bytyqi, ka sqaruar se rritja ka ardhur pas forcimit të dollarit dhe më pas ngritjes së çmimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
Shumë klientë po dalin fitues dita ditës nga fushata e fundit e Auto Mita-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp